Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

"Padrejtësi abuzive për tu korigjuar". Avokatët e Juventus ankimojnë: ja çfarë mund të ndodhë në CONI

Lapsi.al 21 January 2023
"Padrejtësi abuzive për tu korigjuar". Avokatët e

Juventus, pas penalizimit në renditje dhe dënimeve për drejtuesit e tij, ka bërë të ditur qendrimin e tij: do drejtohet te CONI. E gjitha kjo pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Federatës italiane të futbollit, mbi procesin e fitimeve kapitale. Atëherë përmes avokatëve të tyre Maurizio Bellacosa, Davide Sangiorgio dhe Nicola Apa, bardhezinjtë lajmërojnë apelimin.

"Pranimi i ankimimit të djeshëm për revokimin nga ana e Gjykatës Federale të Apelit na duket se përbën një trajtim të qartë të pabarabartë të Juventus dhe drejtuesve të tij, në krahasim me çdo klub apo anëtar tjetër. Ne presim të lexojmë me kujdes arsyet, për të paraqitur apelimin përpara Kolegjit rë Garancisë së Sportit. Megjithatë, theksojmë se vetëm Juventus dhe drejtuesit e tij akuzohen për shkelje të një rregulli, të cilin vetë sistemi i drejtësisë sportive e kishte pranuar vazhdimisht se nuk ekzistonte. E konsiderojmë një padrejtësi abuzive edhe ndaj miliona të apasionuarish, që besojmë se së shpejti do të korrigjohet në shkallën tjetër të gjykimit”.

I gjithë vendimi për zbritjen e pikëve mund të ndryshojë totalisht në CONI. Në Këshillin e garancisë, bardhezinjtë nuk mund të kërkojnë absolutisht reduktim të dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit e FIGC. E thënë me fjalë të tjera në Këshillin e garancisë në CONI ose do të konfirmohet dënimi, ose do të anulohet plotësisht.

KOMUNIKATA E JUVENTUS

Torino, 20 janar 2023 – Juventus Football Club S.p.A. (“Juventus” ose “Shoqëria”) komunikon se Gjykata Federale e Apelit – Seksionet e Bashkuara, pasi ka parë ankesën për revokim në përputhje me nenin. 63 të Kodit të Drejtësisë Sportive të propozuar nga Prokurori Federal, e shpalli ankesën për revokim të papranueshëm dhe për këtë arsye edhe vendimin e Gjykatës Federale të Apelit, Seksionet e Bashkuara, n. 0089/CFA-2021-2022 të datës 27 maj 2022. E, si rezultat, urdhëroi dënimin prej 15 pikësh në renditjen për Juventus në sezonin aktual të futbollit dhe ndalimin e përkohshëm për drejtorin sportiv, Federico Cherubini, me 16 muaj për të kryer aktivitete në kuadër të FIGC, me kërkesë për zgjerim brenda UEFA-s dhe FIFA-s.

Me vendimin e revokuar, Gjykata Federale e Apelit hodhi poshtë ankimimin e paraqitur nga Prokuroria Federale kundër vendimit të Gjykatës Kombëtare Federale. Ajo, nga ana tjetër, kishte liruar Juventus dhe personat e tjerë të akuzuar për mungesë të ndonjë shkelje disiplinore në lidhje me për vlerësimin e efekteve të transfertave të caktuara të të drejtave të regjistrimit të lojtarëve në bilanc dhe njohjen e fitimeve kapitale. Shoqëria është në pritje të publikimit të arsyeve dhe njofton që tani apelimin në Kolegjin e Garancisë Sportive, për sa i përket Kodit të Drejtësisë Sportive.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI