Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Renditja e re, me Juventus të dënuar: Gjykata e Apelit zbret bardhezinjtë në 22 pikë, zona Champions tani -12

Lapsi.al 21 January 2023
Renditja e re, me Juventus të dënuar: Gjykata e Apelit zbret

Goditje e rëndë për Juventus, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Federatës italiane të Futbollit. Në lidhje me rihapjen e procesit të fitimeve kapitale, bardhezinjtë kanë marrë një zbritje prej 15 pikësh në renditje. Vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi, në kampionatin aktual të Serie A. Kështu, skuadra e Massimiliano Allegri zbret në 22 pikë, në vendin e dhjetë së bashku me Bolonja dhe Empoli. Bardhezinjtë shohin objektivin minimal të vendit të katërt, aktualisht me 34 pikë, shumë larg. E gjithë kjo padyshim pa rezultatin e apelimit në Këshillin e garancisë nga CONI që do të jetë në gjendje të konfirmojë dënimin ose ta anulojë atë.

Lexo më tej: Ndëshkohet Juventus, i hiqen 15 pikë nga renditja

Zona evropiane, me ndeshjet paraprake të Europa League, është nga ana tjetër tre pikë larg. Nëse UEFA nuk vendos të marrë masa për sezonin aktual, Juve do të kishte mundësinë të kualifikohej në Champions League edhe duke fituar Europa League. Për më tepër, me fitimin e Kupës së Italisë do të sigurojë edhe kalimin për Europa League të ardhshme.

KLASIFIKIMI I RI

Napoli 47 pikë, Milan 38, Inter 37, Lazio, Atalanta e Roma 34, Udinese 25, Torino e Fiorentina 23, JUVENTUS (-15), Bologna e Empoli 22, Monza 21, Lecce 20, Spezia e Salernitana 18, Sassuolo 16, Verona e Sampdoria 9, Cremonese 7.

VENDIMI I GJYKATËS FEDERALE TË APELIT

Gjykata Federale e Apelit shkoi përtej heqjes me 9 pikë të kërkuara nga prokuroria dhe ndëshkoi klubin bardhezi me heqjen e plot 15 pikëve. Shkak u bënë mashtrimet e klubit me bilancet e shitblerjes së lojtarëve. Dënime të rënda edhe për drejtuesit e klubit për të cilët u kërkua ndëshkim edhe nga UEFA dhe FIFA. 2 vjet e gjysmë për përjashtim për Paraticin, 2 vjet për Agnelli dhe Arrivabenen, 1 vit e 4 muaj për Cherubini dhe 8 muaj për Nedved, Garimberti, Vellano, Venier, Hughes, Marilungo dhe Roncaglio.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI