Flash

Video/ Kastrioti konfirmohet problematik për Partizanin: të kuqtë mund të kenë humbur kreun në Kamëz

Lapsi.al 21 January 2023
Video/ Kastrioti konfirmohet problematik për Partizanin: të kuqtë

Viti 2023 nuk ka hyrë mirë për Partizanin, që bën një tjetër hap fals në transfertë, këtë herë përballë Kastriotit. Të kuqtë ndalen në Kamëz me rezultatin 1-1, për javën e 17 të Superiores. Avantazhit të realizuar nga Tedi Cara iu përgjigj goli i Zogaj, që mund t'i kushtojë kreun Partizanit. Kastrioti, në anën tjetër, mori pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Skuadra e Colella, pas triumfit në Kupë në mesjavë, u duk se kishte lënë prapa fantazmat e ndeshjes me Vllazninë. Të kuqtë kishin zotërimin e topit, kontrolluan lojën dhe rrezikuan portën e Salit në tre momente. Murataj me kokë në të 16 e kaloi topin ngjitur me shtyllën, goditja e Telushit në në 25 u ndal nga portieri, që pa goditjen e Rrapajt të dalë jashtë 2 minuta nga fundi.

[video width="1016" height="568" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/cara.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Favoritët hipotekojnë kualifikimin: Tirana, Partizani, Vllaznia e Laçi shëtisin në Kupën e Shqipërisë

GJITHÇKA NDODHI NË PJESËN E DYTË

Në pjesën e dytë, Partizani kaloi në avantazh me një penallti të shndërruar në gol nga Cara në minutën e 54’. Sulmuesi u tregua i ftohtë para portierit, pas ndërhyrjes së gabuar të Karakaçit ndaj Skukës. Por vetëm pas 12 minutash, ishte Zogaj i cili me një gjuajtje nga distanca çoi topin në rrjetë. Një gol që vlejti barazimin e ndeshjes. Kastrioti mund të dalë i kënaqur nga kjo sfidë, për mënyrën si shkuan gjërat, por edhe sepse i mori pikë kryesuesve.

[video width="1016" height="568" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/zogaj.mp4"][/video]

Kështu Partizani vazhdon në vendin e parë me 30 pikë, duke shpresuar te një hap fals i Tiranës. Një fitore e bardhebluve kundër Bylis do të shënonte parakalimin. Bardheblutë janë në kuotën e 28 pikëve, dy pas Partizanit. Ndërsa Kastrioti, në anën tjetër, ndodhet në vendin e 7. Skuadra e Ardian Memës gjithashtu shpreson te një gabim i rivalëve. Bylis e Teuta janë tre pikë pas krutanëve dhe Mema do të preferonte që situata të mbetej e pandryshuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI