Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Haller kthehet në fushë pasi mposhti sëmundjen me një mesazh në këpucë: “F*ck Cancer”

Lapsi.al 22 January 2023
Haller kthehet në fushë pasi mposhti sëmundjen me një mesazh
Sebastian Haller do të jetë i disponueshëm për një ndeshje zyrtare, 8 muaj pas zbulimit të kancerit në testikul. Kështu, tani është gati debutimi i vërtetë me fanellën e Borussia Dortmund. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk mundi të luajë asnjë ndeshje poshtë murit të verdhë, kur pasi mbërriti në Dortmund u evidentua me kancer. Ish-lojtari i Ajax vendosi minuta dhe gola në këmbë me një trigolësh ndaj Basel. E tani është gati të marrë skuadrën përsipër. Ndërkohë, pak orë më parë Haller në bashkëpunim me Puma ka postuar një foto të këpucëve të tij. Në to spikat mesazhin elokuent i gdhendur në to ‘Fuck Cancer’. Kundërshtari më i frikshëm nga të gjithë tashmë është mposhtur.

ZËVENDËSUESI I HAALAND, QË NUK KA LUAJTUR ENDE

Haller u ble nga Ajax verën e kaluar për 35 milionë euro, me shpresën se do të mund të zëvendësonte me gola fenomenin Erling Haaland. Ai kishte spikatur me fanellën e Harkëtarëve, duke shënuar 11 gola në fazën e grupeve të sezonit të kaluar në Champions League. 29 vjecari nuk mundi të bënte asnjë ndeshje, i diagnostikuar me tumor verën e kaluar. Pas ndërhyrjes së parë, pikërisht kur u duk se gjërat u sistemuan, erdhi lajmi i keq se Haller do t’i nënshtrohej një operacioni tjetër. “Siç ishte planifikuar, pas kimioterapisë u morën parasysh disa mundësi – lexohej në postimin që Haller shpërndau në rrjetet sociale –. Beteja kundër kancerit nuk ka mbaruar. Do të më duhet të bëj një operacion për të hequr përfundimisht këtë tumor që më mban larg nga fusha”. Pas dy operacioneve të kryera për kancer testikular, sulmuesi i Borussia Dortmund e fitoi betejën e vështirë kundër sëmundjes. Haller iu bashkua ekipit në kampin stërvitor dimëror në Spanjë. Synimi i franko-ivorianit, që mbërriti nga Ajax për të zëvendësuar Haaland, ishte që në fillim të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Augsburgut më 22 janar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by PUMA Football (@pumafootball)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI