Flash

Video/ Gjashtë gola e spektakël ndaj Atalantës: reagim i madh i Juventus, por ishte një super Lookman

Lapsi.al 22 January 2023
Video/ Gjashtë gola e spektakël ndaj Atalantës: reagim i madh i

Pas stuhisë së prodhuar nga goditja e Gjykatës së Apelit të FIGC për çështjen e fitimeve kapitale, Juventus zbret në fushë duke treguar karakter. Një barazim spektakolar mes bardhezinjve dhe Atalantës në javën e 19 të Serie A. Në Allianz Stadium mes skuadrës së teknikut Allegri dhe Atalantës përfundon 3-3 në fund të një ndeshje të çmendur. Në pjesën e parë, bergamaskët zhbllokuan ndeshjen falë një gabimi të bujshëm të Szczesny në goditjen e Lookman (5'). Reagimi i bardhezinjve ishte i vrullshëm: Di Maria (25') me penallti dhe Milik (34') përmbysën rezultatin. Në pjesën e dytë Maehle (46') dhe Lookman (53') rikthyen zikaltrit në avantazh, por Danilo (65') vendosi sërish gjithçka në ekuilibër me një goditje dënimi.

Një ndeshje e bukur dhe 3-3 spektakolar në Stadium mes Juves dhe Atalantës. Bardhezinjtë reaguan shumë mirë ndaj një jave komplekse dhe ndaj gafës së Szczesny. Polaku në thelb i dha Lookman golin e 0-1 pas 4'. Atalantini ishte lojtari i ndeshjes me dy gola dhe një asist. Juventus nuk hoqi dorë nga ndeshja në asnjë moment. Bardhezinjtë barazuan me një penallti të Di Marias, pasi pretenduan më parë për një penallti tjetër, të paakorduar. Përmbysja e vendasve erdhi me një aksion fantastik të nisur nga taka e Di Marias, ndërsa në krosimin e Fagioli u tregua një golashënues i vërtetë Milik. Në fillimin e pjesës së dytë Lookman i shërben Maehle topin për të bërë rezultatin 2-2. Më pas Lookman befasoi përsëri Alex Sandro me kokë dhe shënoi parakalimin e dytë të bergamaskëve. Allegri provoi me Chiesa, Miretti e Kean, por barazimi erdhi me një goditje dënimi të Danilo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI