Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Video/ Dwamena nuk mjafton, një penallti pengon Egnatian të fitojë në Durrës. Duro: "E jona ishte sade, Hamiti nuk e dha"

Lapsi.al 22 January 2023
Video/ Dwamena nuk mjafton, një penallti pengon Egnatian të

Përfundon 1-1 në “Niko Dovana”, me Teutën e Egnatian që kënaqen me nga një pikë në javën e 17' të Superiores. Një ndalesë që i shërben më pak ambicjeve të Shpëtim Duros, që sheh të zbresë në vendin e pestë, në shoqërinë e Erzenit. Martini, ndërkohë, i falet penalltisë së Kallakut, për të barazuan avntazhin e Dwamena, duke dalë nga zona e rënies për herë të parë.

Në Durrës u luajt një ndeshje e hapur, me shumë raste nga të dy skuadrat. Qirko në njërën anë e Sherri në tjetrën, duket të bënin ndërhyrje vendimtare për të mbajtur në lojë ekipet e tyre. Pas një pjese të parë ritmike, ndeshja u zhbllokua në minutën e 52′. Dwamena shënoi në debutimin e tij, me një goditje të saktë me kokë. Goli i parë me Egnatian për sulmuesin që ka luajtur edhe në La Liga. Barazimi erdhi në minutën e 70 me penalltinë e shndërruar në gol nga Kallaku.

DURO KUNDËR ARBITRIMIT

Hamiti u tregua bujar në këtë rast, duke nervozuar Duron, që pretendoi për një tjetër rast ku ishin ekstremet për 11 metërsh. "Të them të drejtën arbitrimi nuk ishte në nivelin e ndeshjes - tha tekniku i rrogozhinasve -. Kishte faulla jashtë mase shumë, me bilbil në gojë gjatë gjithë ndeshjes. Nuk jepte avantazhin. Kjo nuk më pëlqeu. Kam dyshime në fund të ndeshjes për një 11-metërsh. Është shtyrje sade. Prekje e lehtë ishte edhe e jona dhe e dha, kurse lojtari ynë kontrollonte topin. U shty nga mbrapa e ishte 11 metërsh. Por janë dy standarde".

[video width="760" height="412" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/KALLAKU.mp4"][/video]

Kallaku i rikthyer te Teuta, pas gjysmës së sezonit me Tiranën, ka lënë shenjë me penallti. Një gol që shmangu humbjen e që e ndihmon Martinin t'i japë vazhdimësi të tijve: "Edhe mund ta humbnim ndeshjen - pranoi tekniku i Teutës -. pPr edhe mund ta fitonim për shkak të rasteve që patëm. Ekipi luajti më mirë se sa e prisja për shkak të ndeshjeve që patë, rresht. Jam i kënaqur dhe me Kallakun dhe lojtarët e tjerë nga stoli, me zëvendësimin që bëmë morëm penalltinë dhe arritëm të shënonim. I vendosëm në vështirësi kundërshtarët. Ne na duhet të ndërhyjmë në merkato, por na janar është vështirë". Pas këtij barazimi Egnatia pozicionohet në vendin e 4' me 26 pikë dhe Teuta në vendin e 8' me 18 pikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI