“Numrat janë të pabesueshëm - ka vërejtur trajneri i Manchester City pas tregolëshit të katërt sezonal -. E kishte nga ata që mendonin se nuk do të përshtatej me Premier League". Haaland tashmë ka shënuar 31 herë në 26 paraqitje sezonale. E në karrierën e tij, vetëm 22 vjeç, ka shënuar tashmë 207 gola.4️⃣th @premierleague hat-trick for @ErlingHaaland! ? pic.twitter.com/hfe0fO8JrU
— Manchester City (@ManCity) January 22, 2023
NUMRAT E FRIKSHËM TË NORVEGJEZIT
Me katër tregolësha në 19 ndeshje të Premier League, Haaland shkatërroi rekordin e vendosur nga mbajtësi i mëparshëm, Ruud van Nistelrooy. Holandezit iu deshën 65 ndeshje për të arritur të njëjtin moment historik. Norvegjezi madje ka kaluar edhe Cristiano Ronaldo, i cili në më shumë se shtatë sezone në Angli realizoi vetëm tre tregolësha.E tani rekordi i Alan Shearer është gjithashtu në rrezik të madh. Golashënuesi më i mirë ndonjëherë në Angli në një sezon, me 34 gola, të cilit në 1995-96 iu deshën 42 javë për të shënuar 5 tregolësha. Ndoshta nuk duhet të jenë të qetë as Messi (2011/12) e Ronaldo (2015/16), të cilët ishin në gjendje të shënonin tetë tregolësha në një kampionat. Ajo që bën vërtet përshtypje te ish-sulmuesi i Salzburg dhe Dortmund është efikasiteti në sulm. Haaland në fakt iu deshën vetëm 74 goditje për të shënuar 25 gola. Kjo do të thotë se praktikisht një gjuajtje nga tre kalon portierin kundërshtar.4 - Erling Haaland has scored his fourth Premier League hat-trick in just his 19th appearance, breaking Ruud van Nistelrooy's record (fourth hat-trick in 65th app). 19 - Erling Haaland 65 - Ruud van Nistelrooy 81 - Luis Suárez 86 - Alan Shearer 89 - Robbie Fowler Playground. pic.twitter.com/4rg2aHuP7a
— OptaJoe (@OptaJoe) January 22, 2023