Flash

Zyrtare/ Skuka në Ligue 2, firma me Metz rekord arkëtimi për Partizanin: detajet e kontratës

Lapsi.al 23 January 2023
Zyrtare/ Skuka në Ligue 2, firma me Metz rekord arkëtimi për

Xhuljano Skuka është tashmë një futbollit i Metz me të gjitha efektet. Qendërsulmuesi ka firmosur pasdite kontratën me klubin francez që militon në Ligue 2. Skuka bëhet kështu lojtari më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë nga Partizani. "Klubi i futbollit Partizani njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit - shkruhet në komunikatën e të kuqve -. FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin francez. Ata kanë fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës".

Sipas asaj që mësohet transferimi i sulmuesit 24 vjeçar është arritur për një shifër rekord për klubin kryeqytetas. Skuka, i ardhur nga Dinamo, u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Partizanin. Tekniku i atëhershëm i Partizanit, Dritan Mehmeti, insistoi për ta patur në skuadër. Një njohje me sulmuesin dibran, që datonte që nga kohët kur tekniku drejtonte Korabin. Edhe me Colella gjërat nuk ndryshuan, madje Skuka u bë pika e referimit.

Lexo më tej: Video/ Partizani “pushton” kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi

Partizani nuk e ka zyrtarizuar kurrë shumën e transferimit, por sipas asaj që pretendonin të arkëtonin nga Skuka, të kuqtë duhet të kenë siguruar 1 milionë euro. Të kuqtë, kanë ruajtur të drejtën edhe të 20% të kartonit të 24 vjecarit në transferimin e ardhshëm. "Përgjatë një viti me të kuqtë, Skuka ishte shëmbull si brenda edhe jashtë fushës së blertë - vazhdon komunikata -. Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe. Skuka arriti njëkohësisht të jetë edhe pjesë e ekipit tonë Kombëtar". Klubi ka dashur të falënderojë Xhulianon për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, duke i uron njëkohësisht suksese në aventurën e re.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI