Flash

Video/ Bajrami asist për golin që dënoi Inter: Empoli bën goditjen e madhe në San Siro

Lapsi.al 23 January 2023
Video/ Bajrami asist për golin që dënoi Inter: Empoli bën

Goditje e madhe e Empolit në San Siro, në ndeshjen e prapambetur të javës së 19 të Serie A. Toskanët mundën me meritë 1-0 Inter, që mbeti me 10 lojtarë nga minuta e 40', për shkak të përjashtimit të Skriniar. Një ndeshje nën ton e zikaltërve që vinin nga suksesi i tyre në Superkupën e Italisë. Skuadra e Inzaghi vuajti gjallërinë dhe truket e Empolit dhe u shembën në minutën e 66'. I sapofuturi Baldanzi, i shërbyer në perfeksion nga Nedim Bajrami, befasoi me një goditje qendrore Onana. Inzaghi luajti me treshen Lautaro-Dzeko-Lukaku përpara, por ishte De Vrij ai që iu afrua barazimit në minutën e 77. Goditja me kokë e mbrojtësit u stampua në traversë. Inzaghi zbret në -12 nga Napoli dhe i thotë lamtumirë titullit.

Lexo më tej: Me gërma kineze e detaje në të verdhë kundër Empolit: Inter me fanellë speciale për Vitin e Ri kinez

Superkupa, e festuar para dhe gjatë ndeshjes, i përket së shkuarës. E tashmja për Interin është një disfatë shumë e hidhur ndaj një Empoli për duartrokitje. Një ndeshje e dhimshme përtej golit të pësuar nga talenti Baldanzi me asistin e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë Bajrami. Për të panumërtën herë në këtë 2023, skuadra e Inzaghit ka ulur nivelin e performancës ndaj një ekipi të nivelit inferior. Nëse me Napolin dhe Milanin, ishte i vendosur dhe i guximshëm, kundër Monza, Parma, Verona dhe tani Empolit, zikaltrit u rishfaqën si të ndrojtur.

SKRINIAR SHFAQ PROBLEMET E PARA

Një Inter i panjohur edhe kur ndeshja ishte 11 kundër 11. E për më tepër, ka vuajtur për herë të parë pasojat e çështjes Skriniar. Mbrojtësi në ikje drejt Parisit e komplikoi ndeshjen me dy ndërhyrje të vrazhda në 40 minutat e para. Dy të verdha të kota janë shenja se qetësia nuk jeton më këtu, sidomos pas refuzimit të rinovimit të propozuar nga shoqëria që u bë publike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI