Flash

Efekti Balaj, rënia e Partizanit e shembja e Kukësit: dy ditë për të ndryshuar kurs

Lapsi.al 24 January 2023
Efekti Balaj, rënia e Partizanit e shembja e Kukësit: dy ditë

Java e 17 e Superiores dikujt i dhuroi buzëqeshje e dikuj jo, me të tjerë që mund të kishin marrë më shumë. Ka nga ata që mjaftuan me verdiktin e fushës, duke shënjestruar edhe ndonjë episod arbitrimi. Më keq ka shkuar për skuadrat e Partizanit e Kukësit, në situata të ndryshme, por njësoj në vështirësi për objektivat që kanë. E tani për të ndryshuar kursin ka fare pak ditë në dispozicion. Në mesjavë luhet java e 18 e kampionatit.

EFEKTI BALAJ

Në tërësi një javë krejtësisht në favor të Tiranës e Vllaznisë. Ndoshta jo rastësisht rezultati ishte i njëjtë për të dy 4-1. Pokeri i Tiranës nuk shërbeu vetëm për të marrë kreun e renditjes, por edhe për të treguar supremacinë. Nëse në dy javët e 2023 bardheblutë kaluan nga -4 në +1 ndaj Partizanit, në dritën e gjithë problemeve të mundshme edhe brenda skuadrës, atëherë me cështjet e zgjidhura, edhe të merkatos, skuadra e Orges Shehit mund të bëhet e frikshme. Të njëjtën ndjesi tentoi të imponojë edhe Vllaznia, në ditën e debutimit të Bekim Balaj. Sulmuesi nuk shënoi asnjë nga katër golat, por mjaftoi prezenca për të karikuar gjithë ambjentin. Tani kuqeblutë janë me distancën e vetëm një ndeshje nga kreu.

KRIZA E KUKËSIT

Të dërrmuar janë Bylis e Kukësi, me blutë që për herë të parë detyrohen të pranojnë se nuk janë në lojë për asgjë tjetër përvec mbijetesës. Rrahman Hallaçi pati kurajën ta artikulojë, por të gjithë brenda ambjentit duket të reflektojnë. Kuksiani i vërtetë i Kukësit lëshoi një sirenë alarmi, të pamenduar, por më të fortë se kurrë. Egnatia mund të kishte marrë më shumë, Duro u kap me Hamitin: cështje standartesh. Gjithësesi, rrogozhinasit e Erzeni janë në lojë për Europën. Ndërsa Teuta për herë të parë prek zonën playout, duke dalë nga ajo e rënies. Gjithnjë nëse konfirmimet bëhet edhe në javën e 18.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI