Flash

"Lider, ndriçues, shembull stili": Juventus kujton Gianni Agnelli, historia e të cilit u bë legjendë

Lapsi.al 24 January 2023
"Lider, ndriçues, shembull stili": Juventus kujton Gianni
Në ditën kur përmbushen njëzet vjet nga ndarja nga jeta e Gianni Angelli, Juventus kujtoi presidentin e saj të madh. Pikërisht në 24 janar 2003 avokati pushoi së jetuari, duke lënë një boshllëk të pamatë në klubin e tij të zemrës. Bardhezinjtë kanë dashur të kujtojnë pikërisht njeriun e madh që ai ishte, në këtë përvjetor. E bënë me një mesazh në të cilin theksohen tiparet karakteristike të avokatit legjendar. Një mënyrë origjinale e të kujtuarit, duke përmendur disa nga frazat e tij të famshme, që bënë historinë e klubit të Juventusit dhe jo vetëm.

KUJTIMI I JUVES

“Kanë kaluar 20 vjet dhe duket sikur ishte dje. Më 24 janar 2003 Gianni Agnelli u largua nga ne dhe historia e tij u bë menjëherë legjendë. Legjenda e një prej sipërmarrësve më të mëdhenj që ka njohur Italia. Epopeja e një prej personaliteteve më poliedrik, magjepsës dhe përfaqësues i një kombi të tërë. Për ne, megjithatë, avokati ishte - dhe do të jetë gjithmonë - diçka më shumë, në vepra dhe në mënyra. Gianni Agnelli ishte një President i madh, një udhërrëfyes, një far, një shembull stili, një ide e dashurisë së përtërirë për Juventusin e tij. Agnelli i pëlqente surprizat: në telefon, me lojtarë dhe trajnerë, në fushë, kur pothuajse gjithmonë shfaqej pa paralajmërim. Madje edhe fjalitë e tij, komentet e tij, gjithmonë inteligjente, të mprehta dhe të freskëta, ishin gjithmonë diçka e re. Diçka për të buzëqeshur dhe shumë shpesh për të reflektuar. Kanë kaluar 20 vite, por na mungon çdo ditë avokati”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI