Flash

Video/ I vunë flakën autobusit të tifozëve kundërshtarë: arrestohen 9 ultras për kaosin në Itali

Lapsi.al 24 January 2023
Video/ I vunë flakën autobusit të tifozëve

Policia dhe Karabinierët kryen bashkërisht arrestimin në flagrancë të 9 personave. Përkatësisht ishin 7 ultras të Paganese dhe 2 nga Casertana, disa prej të cilëve kishin marrë në të kaluarën penalitete për cështje tifozerie. Këto janë rezultatet e hetimeve të nisura pas përplasjeve mes tifozëve kundërshtarë të ndodhur të dielën e 22 janarit 2023. Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës për të mbërritur në stadiumin komunal "Marcello Torre", para ndeshjes Paganese-Casertana. Episodi më i rëndë ishte ai i djegies së autobusit me tifozë kundërshtarë. Protagonistët e përplasjeve fillimisht kishin mbetur të paidentifikuar, pasi kishin vepruar me fytyrën e mbuluar me kapuç.

Lexo më tej: Video/ Tragjedi në Argjentinë: një i vdekur dhe 22 policë të plagosur në incidentet në stadiumin Funes

Subjektet janë duke u hetuar për shkaqe të ndryshme. Ata kanë kryer veprat penale të mbajtjes dhe hedhjes së sendeve të forta dhe bombave tymuese, kundërshtim ndaj zyrtarëve publik, rrahje, shkatërrim e të tjera. Pikërisht nga përplasja e dhunshme mes tyre ndodhi edhe djegia e autobusit me mbështetës të ekipit të Casertas. Si pasojë u dëmtua një ndërtesë dhe prona të shumta në zonën përreth, ndërsa u plagos një prej karabinierët që ndërhynë për të mbrojtur rendin publik. Prokurori në detyrë, urdhëroi transferimin e të dyshuarve në shtëpitë e tyre. Kështu, arrest shtëpiak për të gjithë, në pritje të caktimit të seancës së vlefshmërisë së arrestimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI