Flash

Video/ Djokovic, mesazhi i fshehtë në një shishe: imazhet bëhen virale në rrjetet sociale

Lapsi.al 24 January 2023
Video/ Djokovic, mesazhi i fshehtë në një shishe: imazhet

Mesazhi klasik në shishe. Këtë herë, megjithatë, në vend që të lundronte në det, ai iu dorëzua marrësit me dorë. Kjo ndodhi në Australian Open në Melburn, gjatë ndeshjes së raundit të dytë mes francezit Cuacaud dhe Novak Djokovic. Ndërsa serbi vuante me dëmtimin në kofshë, një anëtar i ekipit të Nole, i dërgoi një shishe nëpërmjet supervizorit Jerry Armstrong.

Nole, pasi mori shishen, e vëzhgoi dhe nxorri një shënim me një pamje tepër kureshtare. Një gjest i kapur nga disa shikues që filmuan skenën në telefon dhe e futën menjëherë në rrjet. Video u bë virale në TikTok, miliona shikime dhe një tjetër dyshim për "sjelljen" e serbit. Djokovic, në fakt, nuk mund të bëjë një lëvizje pa u konsideruar menjëherë si fajtor për ndonjë gjë.

Lexo më tej:Video/ Djokovic, sherr i bujshëm me menaxherin në tribunë: “Dil jashtë!”

Rregullat për stërvitjen, ose për sugjerimet e bëra nga teknikët për lojtarët e tyre, kanë ndryshuar. Mesazhet verbale lejohen nëse lojtari dhe trajneri janë në të njëjtën anë të fushës. Pankina e serbit në këtë rast ishte në anën e kundërt. Me pak fjalë, një direktivë me shkrim në shishe, një shënim motivues, ose ndoshta thjesht indikacione mbi përmbajtjen e shishes. Por Nole është Nole, dhe gjithçka që ai bën bëhet lajm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI