Flash

PSG i vendos kushtin Inter për Milan Skriniar: 10 milionë në janar, ose falas në qershor

Lapsi.al 25 January 2023
PSG i vendos kushtin Inter për Milan Skriniar: 10 milionë në

Diçka po lëviz në aksin Paris-Milano për Milan Skriniar. Koha ka rëndësinë e saj vendimtare në operacione të tilla. PSG është gati të takohet me zikaltrit për të marrë menjëherë mbrojtësin nën Kullën Eiffel. Francezët janë të gatshëm për një ofertë prej 10 milionë euro. Kontrata e sllovakut me Inter skadon në qershor dhe lojtari është i vendosur të mos e rinovojë atë. Milan Skriniar i është premtuar parisienëve, të cilët, sipas trajnerit Galtier, në thelb duhet vetëm të vendosin nëse do ta marrin atë menjëherë, apo pas disa muajsh.

Mbrojtësi tashmë ka një marrëveshje në parim për kontratën dhe pagën. Inter nga ana e tij kërkon jo më pak se 20 milionë për të hequr dorë nga një nga shtyllat e mbrojtjes së tij në kampionatin aktual. Në qershor, megjithatë, klubi zikaltër duhet të shtojë në bilanc ndonjë fitim kapital dhe dalja nga kjo situatë duarbosh mund të peshojë shumë në këtë drejtim.

Lexo më tej:Video/ Bajrami asist për golin që dënoi Inter: Empoli bën goditjen e madhe në San Siro

Prandaj, është logjike që oferta të merret në konsideratë. Nëse pranohet apo jo, mbetet për t'u parë. Edhe sepse atëherë do të kishte nevojë për të gjetur një zëvendësues për sllovakun në një kohë shumë të shkurtër. Milenkovic nga Fiorentina është emri i identifikuar, duke pasur parasysh vështirësinë për të arritur te Scalvini ose Schuurs në janar. Sidoqoftë cështja nuk është e thjeshtë. Ndërkohë, PSG, shkruan Equipe, nuk mund të bëjë oferta më të lartë për shkak të Fair Play Financiar. Tani mbetet vetëm të pritet përgjigjen e Inter.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI