Flash

Manovra e pagave, Dybala i nxjerr Juventus inatin e largimit: "Komunikata e klubit ndryshe nga akordi"

Lapsi.al 26 January 2023
Manovra e pagave, Dybala i nxjerr Juventus inatin e largimit: "Komunikata e

Një ish-lojtar me mllef, me një ndërhyrje të papritur, komplikon më tej të ardhmen e Juventus. I kontaktuar nga Sportitalia, Paulo Dybala iu rikthye çështjes së pagave dhe fjalët e tij nuk duket se janë një asist për mbrojtjen e bardhezinjve: "Ajo që mbaj mend - thotë argjentinasi nga Roma - ishte se kishte dalë një njoftim për shtyp. Shumë njerëz mendonin se kishim hequr dorë nga katër muaj dhe askush nuk e dinte në atë kohë se do të merrnim tre muaj, por të paguar më vonë. Duke lexuar deklaratën për shtyp, kjo nuk ishte marrëveshja që arritëm. Aty thuhet se ne kemi hequr dorë nga katër muaj muaj. Por nuk është e shkruar që kishim një marrëveshje për rrogën e tre muajve, e cila ishte e sigurtë”.

Nga njëra anë marrëveshja me lojtarët, me shtyrjen e tre pagave për një vit dhe dorëheqja nga një rrogë. Nga ana tjetër, komunikimi i Juventus, që për arsye të ndryshme është në qendër të hetimit. Kontradikta kryesore është në fakt mungesa e komunikimit për marrëveshjet që duhej të ishin shkruar në letra federale dhe t'i dërgoheshin FIGC. Në vend të kësaj akordet ishin krejtësisht private. Në fakt ajo që konfirmoi Dybala.

Lexo më tej: Dybala-day për Romën: priten 50 mijë tifozë për festën e prezantimit

FJALËT E ISH-KAPITENIT BARDHEZI

Sërish fjalët e argjentinasit: "Propozimi ishte që të mos merrej rroga e katër muajve. Nuk më kujtohet saktësisht se cilët muaj. Nuk ramë dakord sepse nuk donim të hiqnim dorë nga kaq shumë muaj. Marrëveshja u arrit që nga katër muajt të merrnim tre në sezonin e ardhshëm dhe një e lamë si solidaritet. Kur na kërkuan të hiqnim dorë nga katër muaj, ne u habitëm dhe shumë prej nesh thanë jo. Ne atë vit hoqëm dorë nga katër rroga. Tre na i paguanin me siguri, pa kushte, vitin e ardhshëm. Hoqëm dorë nga një në solidaritet, kjo është marrëveshja përfundimtare”.

“Më kujtohet – përfundoi Dybala – që morëm vendimin për të vendosur së bashku. Pra ta pranojmë ose jo propozimin, por ta bënim të gjithë bashkë. Nuk mbaj mend të kem folur personalisht për këtë me Paraticin dhe Nedved”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI