Flash

Nga Roma në Tiranë, video emocionuese e klubit për ditëlindjen e Mourinho: "Daje mister! 60 vite që nuk i ndjen"

Lapsi.al 26 January 2023
Nga Roma në Tiranë, video emocionuese e klubit për
Daje mister, forza Roma!". Një urim që kuptohet nga të gjithë, e që Roma ka dashur ta bëjë për të celebruar 60-vjetorin e José Mourinho. Klubi verdhekuq e ka bërë përmes një postim në Tëitter në një mënyrë speciale. Roma ka zgjedhur të publikojë në një video, gjithë historinë e aventurës së Special One. Momente që prekin nga momenti kur ai mbërriti në pankinën verdhekuqe në verën e 2021 deri në triumfin e Tiranës në Conference League. Nuk mund të mungonte Paulo Dybala, kampioni argjentinas shumë i dëshiruar nga trajneri portugez. "60 vite e thjesht nuk i ndjen. Josè Mourinho feston një nga ditëlindjet më të rëndësishme të jetës së tij, si trajner i Romës. Ne festojmë bashkë me trajnerin verdhekuq me një seri fotosh ikonike të përvojës së tij verdhekuqe, duke filluar me ardhjen e tij në Romë. Urimet më të mira, mister!". Lexo më tej: Mourinho i thotë ‘jo’ Portugalisë: e ardhmja në verë, por vetëm me dëmshpërblim Nga fotoja e parë, me njoftimin e Romës për ardhjen e tij ("Gjithçka nis kështu. Jemi të sigurt që do ta mbani mend gjithmonë atë që po bënit pikërisht në momentin kur morët lajmin. E nuk do ta harroni kurrë reagimin tuaj"), deri te Spezia -Roma, fitorja e fundit në rend kronologjik. Një 2-0 pa apel për ligurët. Mënyra më e mirë për të mbyllur fazën e parë. Roma në zonën e Champions League dhe me horizontin drejt të ardhmes. Me faqe të tjera ende për t'u shkruar!".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI