Flash

Tronditet Madridi, një kukull e Vinicius Jr e varur mbi një urë: Atletico distancohet nga episodi i turpshëm

Lapsi.al 26 January 2023
Tronditet Madridi, një kukull e Vinicius Jr e varur mbi një urë:

Një kukull e veshur me një fanellë të Vinicius Jr e varur nga një urë, pranë qendrës sportive të Real Madrid. Për të mos patur asnjë ngatërrese kishte edhe një pankartë "Madridi urren Realin". Gjesti i turpshëm, i marrë përsipër nga grupi ultras “Frente Atletico”, ndezi më tej vigjiljen e derbit. Real e Atletico në fakt përplasen në cerekfinale të Copa del Rey. Tifozët Colchoneros janë ankuar për biletat e pakta në dispozicion, ndërsa Vinicius është në shënjestër të tyre për sjelljet në fushë.

Episodi, pavarësisht gjithçkaje, është për t'u kryqëzuar. Banderola që u shfaq në urë me fjalët "Madridi e urren Realin", ishte e shëmtuar, por asgjë jashtëzakonisht e re. Por nën të ishte varur një kukull me fanellën e Vinicius Jr të Real Madrid. Slogani i atribuohet frontit më të nxehtë të tifozëve të Atletico Madrid.

Lexo më tej: “Buuu” raciste në momentin e zëvendësimit, shpërthen Vinicius: “La Liga nuk bën asgjë, tani qenka faji im”

PËRSE VINICIUS JR

Sulmuesi i Real Madrid ka tërhequr mbi vete kohët e fundit antipati të ndryshme. Pjesa më e madhe lidhen me qëndrimin e tij në fushë, i gjykuar si viktimizues sipas kritikëve të tij. Kjo në lidhje me fyerjet raciste të pësuar në stadiumet e ndryshme të La Liga.

Klubi Colchonero lëshoi një deklaratë ku dënoi incidentin, duke u distancuar nga episodi. E megjithatë Atletico Madrid nuk e përmendi kurrë Frente Atletico: "Ato janë mesazhe të neveritshme dhe të papranueshme. Rivaliteti me Real Madrid është maksimal, por edhe respekti gjithashtu".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI