Flash

Hallaçi korrigjon veten me fjalët e Gjicit: "Ka shumë të drejtë, duhet të shkojmë në Europë"

Lapsi.al 26 January 2023
Hallaçi korrigjon veten me fjalët e Gjicit: "Ka shumë

"Gjici ka të drejtë që të thotë se duhet të jemi në Europë, ka investuar shumë, na i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Europën mund ta arrijmë nga Kupa”. Një fjali që ndoshta e thënë në fillim të sezonit, apo edhe në përfundim të fazës së parë mund të bënte sens. Pastaj e artikuluar nga Rrahman Hallaçi vetëm tre ditë pasi tha prerazi se askush nuk duhet të flasë për asgjë tjetër përvec shpëtimit, bëhet absurde. Tekniku sigurisht nuk është se ndryshoi mendim, por dikush e ka "kritikuar" për deklaratën pas disfatës me Erzenin.

Sidoqoftë ai alarm i dhënë nga Hallaçi mund të ketë krijuar efektin e fitores së sotme me përmbysje 1-2 ndaj Egnatias. "I thashë lojtarëve që nuk dua festë pasi jemi ende në zonën e ftohtë. Kjo skuadër ka prodhuar gjithmonë futboll, unë e kam thënë. Këtu ka cilësi dhe lojtarë me kualitet".

DURO: HUMBËM PËR FAJIN TONË

Moment jo për Egnatian e Shpëtim Duros. Tekniku pas ndeshjes ka qenë i nervozuar me gabimet individuale të të tijve: “Nuk kemi luajtur mirë në pjesën e dytë, për fajin tonë jemi ndëshkuar - tha Duro -. Skuadra e kishte të vështirë për të reaguar. Kjo ishte një prej ndeshjeve më të këqija që kur kam ardhur unë te Egnatia. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen me një gol të dytë. Pavarësisht se është në vend të fundit, Kukësi ka lojtarë me kualitet. Jemi në krizë për momentin, skuadra është e mirë, por duhen pikët”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI