Flash

Video/ Kukësi trondit Egnatian me golin e të sapoardhurit Delimedjac: Hallaçi mund ish-profesorin e tij në shtëpi

Lapsi.al 26 January 2023
Video/ Kukësi trondit Egnatian me golin e të sapoardhurit Delimedjac:

Fitore jetike për Kukësin në transfertën me Egnatian falë golit në fund të Delimedjac. Skuadra e Rrahman Hallaçit përmbysi Egnatian në shtëpi, duke marrë 3 pikët e para të vitit. Në momentin më të vështirë të Kukësit vjen suksesi në transfertë, që kthen shpresën te skuadra që për momentin lëviz nga vendi i fundit i renditjes. Befasohet Shpëtim Duro nga ish-nxënësi i tij, duke llogaritur një pikë në dy ndeshjet e fundit.

Rrogozhinasit kërkonin të linin pas barazimin në Durrës dhe të përfitonin nga momenti i vështirë i kundërshtarit. Dëamena konfirmohet një sulmues i fortë dhe ishte ai që në minutën e 35’ fitoi një 11 metërsh. Fernando nga pika e bardhë e penalltisë preferoi një 'panenka' për të mundur Halimin. Për Kukësin u dukën telashe, në fund të një pjese të parë të mbyllur 1-0 për vendasit.

Në pjesën e dytë Hallaci duhet të jetë ndjerë në dhomat e zhveshjes, sepse Kukësi që zbriti në fushë ishte krejt tjetër. Rrogozhinasit u tërhoqën, ndoshta shumë shpejt e tepër thellë, por lejuan afrimin e verilindorëve në anët e Sherrit. Në minutën e 70’ Ndreca vendosi ekuilibrin me specialitetin e tij. Një goditje precize në shtyllën e largët me të majtën, ku Sherri nuk mundi të arrinte. Kukësi mori zemër dhe u shty përpara, duke shtypur më shumë Egnatian në zonën e saj. Por pikërisht kur duket se po shkohej drejt një barazimi Delimedjac shënoi golin që i dhuroi ekipit 3 pikët e para të vitit 2023.

[video width="888" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/deli.mp4"][/video]

Me këtë fitore Kukësi renditet në vendin e 8 me 19 pikë, duke u spostuar nga fundi. Në fakt, skuadra e Hallaçit është në shoqërinë e Kastriotit një pas Teutës e një mbi Bylis. Ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e 4 me 26 pikë, por me një ngadalësim që nuk duhej për zonën europiane.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI