Flash

Juventus në ankth për 'manovrat e pagave': Prokuroria e FIGC kërkon 40 ditë shtyrje për hetimet

Lapsi.al 26 January 2023
Juventus në ankth për 'manovrat e pagave': Prokuroria e FIGC

Prokuroria e Federatës italiane të Futbollit (FIGC) sapo ka kërkuar shtyrje 40-ditore të hetimit për të ashtuquajturën manovra të pagave të Juventus. Lajmin e ka bërë të ditur ANSA dhe në këtë dosja janë të përfshira edhe dëmshpërblimet e menaxherëve nga klubi. Kërkesa e nënshkruar nga prokurori Giuseppe Chiné i drejtohet prokurorit të përgjithshëm të sportit, kompetent për këtë çështje. Pas 15 pikëve të dënimit për fitime kapitale, rasti i 'pagave' e bën klubin e Juventusit të dridhet. Mbi bardhezinjtë është fantazma e një penaliteti të mëtejshëm në renditje. Pa harruar një gjobë "nga një deri në trefishin e shumës së rënë dakord, apo paguar në mënyrë të paligjshme".

Lexo më tej: Manovra e pagave, Dybala i nxjerr Juventus inatin e largimit: “Komunikata e klubit ndryshe nga akordi”

Linja e dytë e hetimit të drejtësisë sportive u hap më 29 nëntor. E gjitha mbi bazën e analizë së dokumentacionit thelbësor, të ardhur nga aktet e hetimit ‘Prisma’ nga Prokuroria e Torinos. Prokurori i FIGC po shqyrton marrëveshjet e bëra me lojtarët e Juventusit në sezonet 2019-20 dhe 2020-21. Marrëveshje të cilat megjithatë nuk i janë komunikuar Federatës dhe që, në të gjitha aspektet, ishin private. Të tilla siç i konfirmoi edhe ish-lojtari i Juventus, Paulo Dybala. E që për rrjedhojë do të binte ndesh me nenin 31 të Kodit të Drejtësisë Sportive, “Shkelje në çështjet menaxheriale dhe ekonomike”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI