Flash

Përqafuar në shtatin e spitalit, Kely e bija e Pelè nuk e lë vetëm asnjë cast: "Jemi ende këtu, në luftë e në besim"

Lapsi.al 24 December 2022
Përqafuar në shtatin e spitalit, Kely e bija e Pelè nuk e

"Ne jemi akoma këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë". Është ky mesazhi që Kely Cristina Nascimento, një nga vajzat e Pele, publikoi mbrëmë në Instagram. Më saktë, mbishkrimi i një fotoje që e tregon atë duke përqafuar të atin në shtratin e tij të spitalit, në Sao Paulo. Të mërkurën, spitali Albert Einstein, ku po trajtohet legjenda braziliane, njoftoi se kanceri i zorrës së trashë po "përparonte" dhe se Pele kishte nevojë për "ndihmë më të madhe për të trajtuar insuficencën renale dhe kardiake".

Lexo më tej: Pelè feston për triumfin e Messi nga shtrati i spitalit: video bën xhiron e botës

Në të njëjtën ditë Kely Nascimento dhe Flavia Arantes, vajza tjetër, bënë njoftimin përmes rrjeteve sociale. Vajzat lajmëronin se babai i tyre do të kalonte Krishtlindjen në spital. Pele është shtruar në spital që nga 29 nëntori. Zyrtarisht për një rivlerësim të trajtimit të tij të kimioterapisë, për shkak të kancerit të zorrës së trashë. Sëmundja në fakt u zbulua në shtator 2021.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI