Flash

Portieri kontrovers i Argjentinës në shënjestrën e Bayern: "Dibu" Martinez si zëvendësuesi i Neuer

Lapsi.al 22 December 2022
Portieri kontrovers i Argjentinës në shënjestrën e Bayern:

Bayern Mynih është në kërkim të një portieri gjatë dritares dimërore të merkatos. Objektivi i klubit më të suksesshëm në Gjermani është të zëvendësojë Manuel Neuer, i cili përfundoi jashtë për gjithë sezonin pas frakturës së pësuar. Numri 1 i bavarezëve u aksidentua gjatë pushimeve kur ishte duke bërë ski. Neuer iu nënshtrua një operacioni në gju, por nuk do të rikthehet në fushë deri në sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, Bayern, sipas raportimeve të gazetës spanjolle Mundo Deportivo, i ka vënë syrin kampionit të botës me Argjentinën, Emiliano Martinez. 'Dibu' aktualisht luan në Premier League me fanellën e Aston Villa.

Lexo më tej: Manuel Neuer thyen këmbën duke bërë ski, humb sezonin: “Viti mund të përfundonte më mirë”

Dibu, në fakt, mezi pret të përballet me mikun e tij Leo Messi në një turne të rëndësishëm si Champions League. Nëse transferimi i Martinez në Allianz Arena kryhet, përplasja nuk do të vonojë. Në fakt, superndeshja mes gjermanëve dhe parisienëve është planifikuar në turin e dytë të kompeticionit. E është gjithashtu për këtë arsye që Bayern dëshiron ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt. Sigurisht duhen bindur edhe Villians të privohen nga portieri i tyre, në mesin e sezonit aktual.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI