Flash

"Në gjendjen që ishim, askush nuk do ta besonte": Bellai i kënaqur edhe pse humbi dy pikë në fund

Lapsi.al 22 December 2022
"Në gjendjen që ishim, askush nuk do ta besonte": Bellai i

“Jam i kënaqur edhe pse e humbëm fitoren në fund. Të gjithë ata që luajtën duhet t’i falënderoj pasi kanë dhënë maksimumin që ekipi të marrë këto katër pikë. Në atë gjendje që ishim ne, me dy ekipet më të vështira si Egnatia e Erzeni, askush nuk do ta besonte. Duhet të jemi të kënaqur me këto katër pikë, edhe pse nuk fituam sot. Duhet t’i falënderoj dhe t’i falemi Zotit që e mbyllëm mirë". Arjan Bellai, trajneri i Bylis, nuk e ka humbur optimizmin, pavarësisht fitores që shpëtuar nga duart në fund. Tekniku bën llogaritë me pikët dhe situatën që po kalonte Bylis. "Janë dy ndeshje dhe jam shumë i kënaqur. Aktivizova Muçollarin të majtë në mbrojtje e Abazajn në të djathtë ku nuk kanë luajtur kurrë. Loran të jep qetësi me mbajtjen e topit, se ndihmon ekipin në të dy aspektet. Në pjesën e dytë bëmë lojë më të mirë se me Egnatian. Por nuk i shfrytëzuam kundërsulmet. Nuk ishim të qetë në pasimin e fundit e ta zgjidhnim" e mbylli Bellai.

Xhevahir Kapllani, tekniku i Erzenit, mjafton të lexojë renditjen për të qenë i qetë. Shijakasit janë në pozita të pamenduara, në vigjilje të kampionatit. Tekniku tregon edhe vështirësitë e hasura përballë Bylis: "Ishim përgatitur se do luanim me një rival të fortë, por u goditëm. Na vjen keq se ishim përgatitur që nga dita e parë. Shpresonim ta barazonim ndeshjen dhe më në fund ja dolëm. Skuadra para ndeshjes nuk ka qenë mirë, disa lojtarë kanë qenë të sëmurë, patëm edhe dëmtime, organikën nuk e kemi pasur plot. Mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer duke e mbyllur vitin kështu”, tha Kapllani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI