Flash

"Është kampionat i gjatë, nuk ka mbaruar gjysma". Shehi paralajmëron Partizanin, Colella i qetë

Lapsi.al 21 December 2022
"Është kampionat i gjatë, nuk ka mbaruar gjysma". Shehi

"Kush është më i mirë? Nuk e kam thënë kurrë se kjo ndeshje do e tregonte këtë ndaj nuk i përgjigjem kësaj pyetje. Sot fituam ne, herën e kaluar fituan ata. Nuk ia lejoj vetes ta them një gjë të tillë". Giovanni Colella qendron me këmbë në tokë, pas triumfit në derbin me Tiranën. Tekniku italian megjithë 4 pikët që ka krijuar për vitin 2023 nuk është shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. “Nuk është se më pëlqeu shumë loja. Ne u mbrojtëm. Ka gjëra pozitive dhe gjëra negative. si në të gjitha ndeshjet. Çdokush e sheh futbollin në mënyrën me vet. Nëse pozitive quhet që rrezikuam pak për të pësuar gol, atëherë po. Por sipas meje shumë situata duhet të menaxhohen me më shumë qetësi mendore dhe personalitet në fushë", përfundoi tekniku Colella.

Lexo më tej: Aleksi ndez sherrin për një flamur: shikoni sherrin mes lojtarëve të Tiranës e Partizanit

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, në anën tjetër, ka vuajtur mbi të gjitha mungesat e dy mbrojtësve. "Pavarësisht se nuk kishim Tosevski e Behiratche që janë kryesorë, u munduam të ndryshojmë. Humbja nuk erdhi nga ndryshimet taktike, por se futëm veten në presion. Në 10 minuta i dhamë disa herë kundërshtarit mundësinë të na godiste. Të vjen keq kur ia bën të lehtë kundërshtarit dhe pastaj rrjedha e lojës bëhet edhe më e vështirë".

Shehi pastaj vazhdoi shpjegimin: "Gjithë pështjellimin e solli krahu i djathtë. Ndikoi mungesa e Tosevski. Iseni akoma nuk është ambientuar me skuadrën. Kjo ka bërë që të ndryshojmë pozicionet". "Diferencën e bëri agresiviteti i sulmuesit të Partizanit. Kemi luajtur 10 minuta të këqija, nuk ishte ndeshje e keqe - tha Shehi, që pastaj paralajmëroi -. Është kampionat i gjatë, nuk ka mbaruar gjysma. Mbas këtij pushimi do të kërkojmë të kthehemi sa më dinjitozë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI