Flash

Video/ Partizani "pushton" kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi

Lapsi.al 21 December 2022
Video/ Partizani "pushton" kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe

Partizani e mbyll vitin 2022 si më mirë nuk kishte. Fitore në derbi, kundër rivalit direkt dhe shkëputje me 4 pikë në krye të renditjes. Tani skuadra e Colella mund të përgatisë e qetë rifillimin e kampionatit, ku takimi është në 14 janar. Një derbi intensiv, me tifozët që pasi i vonuan startin, ndërprenë për 13 minuta zhvillimin e pjesës së dytë. Vendosi Xhuljano Skuka, me golin e shënuar në minutën e 4 të takimit.

Rikthimi i Alban Hoxhës në kuadratin e portës ishte ndoshta zhvillimi më i rëndësishëm në kampin e kuq. Me kapitenin edhe mbrojtja ishte më e sigurtë. Përpara pastaj mendoi Skuka ta bënte ndeshjen të thjeshtë. Në minutën e 4', në harkimin e Buxhelajt nga e majta, Aleksi nuk largoi siç duhet topin dhe Skuka mposhti Bekajn në shtyllën e dytë. Tirana e ndjeu goditjen dhe rrezikoi të pësonte të dytin, në goditjen e Rrapajt. Shehi ndryshoi taktikisht të tijtë, me spostimin e Aleksit dhe Deliut. Partizani provon të bëjë keq me kundërsulm, ndërsa Tirana shfrytëzoi shpejtësinë e Xhixhës për të vënë në panik prapavijën e të kuqve.

[video width="760" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Skuka-gol.mp4"][/video]

SULMI I FISHEKZJARREVE

Pjesa e dytë kishte nxitur fantazinë e tifozëve, por po vetë ata e vonuan shfaqjen. Në të 47 vërshuan fishekzjarret, në një sulm të vërtetë nga tribunat. Kapitenët e dy skuadrave shkuan tek tifozët respektivë dhe u kërkuan të qetësohen. Një re e bardhë tymi pushtoi stadiumin për disa minuta, nga flakadanët e ndezur nga tifozët e Tiranës. Hamiti rifilloi takimin pas 13 minutash ndërpreje.

[video width="760" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/fishekzjarre.mp4"][/video]

Tirana nxitoi sepse minutat që kalonin nuk ishin në favor të tyre. Ismajlgeci detyroi Hoxhën të devijonte mbi traversë. Por bardheblutë rrezikuan kapitullimin në goditjen e Carës në minutën e 53. Traversa shpëtoi Bekajn. Rastet spostohen në dy jrahët, ndërsa Cara e Xhixha ishin ata që kishin mundësitë e fundit për të ndryshuar rezultatin. Përfundoi 0-1 për Partizanin, që ngjitet në 29 pikë, katër mbi Tiranën. Humbja e dytë radhazi për bardheblutë, që mbyllin 2022 me vështirësi. Colella i gëzohet derbit të parë të fituar dhe duket se rruga drejt titullit është e hapur...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI