Flash

"Ne nuk kemi pushime": Mezani i tërbuar pas humbjes me Kukësin, lajmëron grumbullimin e Laçit

Lapsi.al 21 December 2022
"Ne nuk kemi pushime": Mezani i tërbuar pas humbjes me

“Nuk na falet ky rezultat sepse po kalonim një moment të mirë. Duhet të analizojmë gabimet që bëmë në këtë sfidë, veçanërisht në pjesën e parë". Gentian Mezani nuk gjen ngushëllim pas humbjes 1-0 me Kukësin, në javën e fundit të kampionatit për vitin 2022. Tekniku, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para në pankinën e Laçit pa skuadrën e tij të rrëzohej atëherë kur nuk duhej. "Nuk luajtëm në mbrojtje, por në pjesën e parë skuadra nuk e interpretoi mirë lojën. Na ndëshkoi një goditje standarde sepse kundërshtari nuk na vuri shumë në vështirësi. Kishim mundësi për të marrë diçka më tepër.

Tekniku vlonjat, i rikthyer në pankinën kurbinase për një aventurë të re, e ka të qartë se skuadra ka nevojë për besim: "Duhet t’i përmirësojmë gabimet sa më shpejt e sa më mirë që të jetë e mundur. Nuk duhet t'i përsëritim më - shpjegoi Mezani -. Do të dëshironim ta mbyllnim mirë këtë vit, por pa diskutim, nuk na mbetet tanimë vetëm të punojmë e korrigjojmë gabimet tona".

Lexo më tej: Video/ Taipi, trajektorja befasuese e goditjes së dënimit i jep zemër Hallaçit: Kukësi mposht 1-0 Laçin

Tekniku ndërkohë ka lajmëruar se nuk do të ketë pushime për Laçin. Skuadra do të jetë e grumbulluar, në mënyrë që në rifillimin e kampionatit të jetë gati: "Ne nuk kemi pushime, do të vazhdojmë të punojmë, kjo do të jetë detyra e Mezanit për momentin. Më pas të shohim e veprojmë. Gjatë kësaj periudhe të jemi në punë dhe kjo do të jetë më e rëndësishme për ne".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI