Flash

Tirana e Partizani luajnë për “qytetin” dhe vendin e parë: të tjerët shpresojnë vetëm të rikuperojnë

Lapsi.al 21 December 2022
Tirana e Partizani luajnë për “qytetin” dhe vendin e

Kampionati i Superiores po shkon drejt epilogut të vitit 2022, me javën e 15 që do të mbyllë edhe vitin kalendarik. Tirana e Partizani luajnë derbin kryeqytetas e për këtë do të jenë në qendër të vëmendjes. Jo vetëm për rivalitetin historik, por edhe pse luhet vendi i parë. Java e 15 e Superiores është e fundit për këtë vit dhe kampionati lë takim, për në 14 janar, por jo përpara se të vërë në skenën më të mirë produktin më të mirë të saj.

Të kuqtë kryesojnë me një pikë më shumë se kampionët në fuqi dhe pushimet duan t’i festojnë në vendin e parë. Orges Shehi shpreson në efektin fatsjellës të Arenës Kombëtare, por siparin të mërkurën do ta ngre Kukësi-Laçi. Blutë kanë ndryshuar trajner ashtu si kurbinasit. Por nëse Rrahman Hallaci duhet të ndërpresë serinë negative, Mezani me dy fitore radhazi udhëheq Laçin drejt zonës europiane.

SUPERIORE, JAVA XXV

21/12/22

Kukësi 13 : 00 Laçi

Tirana 20 : 00 Partizani

22/12/22

Kastrioti 13 : 00 Egnatia

Erzeni 13 : 00 Bylis

Vllaznia 15 : 45 Teuta

Lexo më tej: Erzeni skuadra më “bllokuese”, Kukësi ka problem ofensive: ja si renditen ekipet e Superiores në tentativat drejt portës

Të enjten do të luhen tre ndeshjet e mbetura. Kastrioti e Egnatia sfidohen në Kamëz për mbijetesë, duke qenë se renditja është komplikuar nga rikthimi i Teutës, me Martinin në krye. Krutanët me Ardian Memën në pankinë, kanë marrë një fitore përballë Vllaznisë. E tani duan ti japin vazhdimësi rezultateve. Duro në anën tjetër, vjen nga humbja e dytë në gjashtë ndeshje, që kur është ulur në pankinën rrogozhinase. Humbje që ia shkaktoi Bylis, që luan transfertën e dytë radhazi, kundër Erzenit. Shijakasit janë më të qetë në renditje, me 21 pikë, por skuadra e Bellait nuk mund ta thotë një gjë të tillë. Bylis ka vetëm një pikë mbi Teutën që vjen nga dy fitore radhazi. Tani durrsakët kërkojnë të tretën, në tempullin e futbollit shkodran kundër Vllaznisë, me një shkodran në krye.

Në këtë pikë, renditja quhet e komplikuar për dy formacionet dhe ndeshja e fundit e vitit mund të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI