ÇFARË SHKRUHEJ NË PUSULLËN PROFETIZUESE...
Pusulla e shkruar nga De Paul daton në shtator, në ditët kur Argjentina ishte e angazhuar në miqësoret kundër Hondurasit dhe Xhamajkës. Ishin kohët e përgatitjes për turneun e Katarit: "Unë jam Rodrigo De Paul (7). Është 18.09.2022. E firmos këtë dokument dhe them që pas dy muajsh do të shkojmë të fitojmë Botërorin”, lexohet në shënimin e tij. Një lloj premtimi nga ish-mesfushori i Udineses për kapitenin e tij Leo Messi. Në atë kohë, pak menduan se Selecciòn do të kishte sukses në këtë sipërmarrje. Por me sa duket, Rodrigo nuk kishte asnjë dyshim për këtë.Rodrigo de Paul left a note in Lionel Messi's room two months before the World Cup. pic.twitter.com/jVFbaCUl6b
— SPORTbible (@sportbible) December 19, 2022