Flash

Messi mposht Ronaldo edhe në Instagram: foto e tij me trofeun vendosi rekordin me 46 milionë 'pëlqime'

Lapsi.al 20 December 2022
Messi mposht Ronaldo edhe në Instagram: foto e tij me trofeun vendosi

Pasi e bëri në Botëror, ndonëse në distancë, Lionel Messi mund Cristiano Ronaldon edhe në Instagram. Foto e tij me trofeun pas fitores ndaj Francës, që i dha Argjentinës Botërorin, në fakt është bërë postimi me më shumë pëlqime i një sportisti në historinë e Instagram. Karuseli i imazheve nga finalja e Kupës së Botës, ka marrë mbi 46 milionë pëlqime. Messi e ka shoqëruar me disa rreshta, ku tregon se si ëndrra që ka ndjekur gjithë jetën tani më në fund është realizuar.

“E kam ëndërruar kaq shumë, e kam dashur aq shumë sa që ende nuk mund ta besoj… – shkruan kampioni argjentinas –. Shumë faleminderit familjes time, të gjithë atyre që më mbështesin dhe gjithashtu të gjithë atyre që besuan. Dëshmuam edhe një herë se ne argjentinasit kur luftojmë e jemi të bashkuar, jemi në gjendje të arrijmë atë që i kemi vënë vetes. Merita i takon këtij grupi, që është mbi individualitetet. Është forca e të gjithë atyre që luftojnë për të njëjtën ëndërr. Ajo që ishte edhe ëndrra e të gjithë argjentinasve... Ia dolëm!!!”.

RROKADA E REKORDIT E... VEZA

Ky postim ka kaluar një tjetër foto të Messit në vendin e dytë në këtë renditje special, që regjistroi më shumë pëlqime në profilin e rivalit të tij të të gjitha kohërave: Cristiano Ronaldo. Bëhet fjalë për fotomontazhin e krijuar nga Louis Vuitton. Në imazh, dy kampionët sfidonin njëri-tjetrin në ndeshjen e fundit të shahut të karrierës së tyre. Në llogarinë e CR7, ai imazh regjistroi 41.9 milionë pëlqime, ndërsa e njëjta foto në profilin e sulmuesit të Paris Saint Germain “ndaloi” me rreth 32 milionë pëlqime.

Tani Messi në ditët në vijim mund të thyejë edhe rekordin e zemrave të kuqe që i përket një... veze. Fotoja e shpërndarë nga profili @ëorld_record_egg më 4 janar 2019, gati katër vjet nga postimi, llogarit 56.1 milionë pëlqime.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI