Flash

Kur humbasin nuk janë francezë: fyerje raciste për Coman e Tchouameni për penalltitë e humbura

Lapsi.al 20 December 2022
Kur humbasin nuk janë francezë: fyerje raciste për Coman e
Futbollistët e Francës Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni janë bërë shënjestra të abuzimeve të rënda raciste në mediat sociale. Faji i tyre ishte se humbën penalltitë në finalen kundër Argjentinës. Sulmuesi e pa goditjen e tij të pritej nga Martinez. Mesfushori, ndërkohë, goditi jashtë, të tretën e ekipit të tij. Në fund të sfidës epike, mijëra urrejtës u dyndën në profilet e tyre dhe komentuan fotot e tyre më të fundit me imazhe majmunësh dhe ofendime për ngjyrën e lëkurës. Mjerisht e gjithë bota është e barabartë kur bëhet fjalë për racizmin. Coman dhe Tchouameni pësuan të njëjtin fat të trishtuar si futbollistët anglezë Saka dhe Rashford. Edhe ata u ofenduan pasi humbën penalltitë në finalen e Euro 2020 kundër Italisë në Wembley. Ndër të tjera, sulmuesi i Bayern (që dënoi fyerjet raciste dhe u pozicionua në anën e lojtarit të tij) i dha një shkundje ndeshjes me hyrjen e tij në fushë. Ndërsa xhevahiri i Real Madrid dha kontributin e tij të madh në ecurinë e Les Bleus në finale, duke shënuar edhe një gol kundër Anglisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI