Flash

'Gracias Pulga Messi!': shpërthen festa në Argjentinë

Lapsi.al 18 December 2022
'Gracias Pulga Messi!': shpërthen festa në Argjentinë

Mbaroi! 'Ganamos!' 'Gracias Pulga Messi!'. Nga ujëvarat spektakolare të Iguazu në kufirin me Brazilin. Nga baza shkencore Marambio në Antarktidë, duke kaluar pranë obeliskut ikonik në Avenida 9 de Julio në Buenos Aires. Kudo në Argjentinë shpërtheu një 'festë' e papërmbajtshme, për fitoren historike të 'Selección' në Kupën e Botës në Katar.

Ishte vërtetë e shfrenuar festa që, në bilbilin e fundit, u derdh menjëherë në rrugët e të gjithë vendit nën thirrjet e 'Vamos Argentina', 'Gracias Pulga Messi' dhe 'Dale campeon!'. Emocione që u rritën edhe më shumë, pas barazimit të përkohshëm nga Franca që kishte vënë në dyshim fitoren përfundimtare.

Lexo më tej: Video/ Argjentina i merr të gjitha: lojtari, portieri e talenti më i mirë. Mbappe është Këpuca e Artë

Një gëzim që shpërblen një komb të tërë. Ashtu si kapitenin e tyre Leo Messi, që do të largohet nga 'Selección' pas Katarit e që i mungonte vetëm ky titull. Pleshti e ndjente se i detyrohej historisë. Jo vetëm me historinë e Kupës së Botës - me finalen e humbur në Maracana në 2014 me një gol në kohën shtesë - por edhe me historinë e tij. I duhej një Kupë Bote për tu ulur në një fron me Maradonën.

Pulga

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI