Flash

FOTO/ Kampionët e botës ulen në Buenos Aires: festa e çmendur në 2 të mëngjesit

Lapsi.al 20 December 2022
FOTO/ Kampionët e botës ulen në Buenos Aires: festa e

Avioni i kampionëve të botës të Argjentinës u ul në Buenos Aires, pak pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale. Në pistë, autobusi i hapur priste gati të merrte Messin dhe lojtarët e tjerë, për ti transportuar në qendër të qytetit. Në vend është shpallur festë kombëtare. Mijëra njerëz ishin rreshtuar në anë të rrugës së itinerarit, gati për të përshëndetur kampionët e botës të Katar 2022. Messi dhe Scaloni ishin të parët që zbritën nga avioni, të ndjekur nga të gjithë ekipi.

Lexo më tej: Video/ Argjentina i merr të gjitha: lojtari, portieri e talenti më i mirë. Mbappe është Këpuca e Artë

Kampionët e botës zbritën në tapetin e kuq dhe shkuan drejt e në autobusin që i priste për t'i çuar në selinë e AFA-s. De Paul, Dibu Martínez, Lautaro Martínez, Nicolás Otamendi dhe Julián Álvarez u ngjitën në çatinë e autobusit. Skuadra kaloi nën harkun e triumfit me mbishkrimin “Faleminderit Kampionë”. Ministria e Sigurisë në Buenos Aires përfshiu rreth 5000 ushtarë për të mbajtur situatën nën kontroll. Ka edhe pjesëtarë të policisë së sigurisë së aeroportit. Pas orës një të mëngjesit nisi një lëvizje e vazhdueshme e automjeteve dhe kolonave të njerëzve me uniformë.

Lexo më tej: Video/ Argjentina kampione e botës: penalltitë i japin Messi trofeun e ëndërruar

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI