Flash

Lionel Messi, në delirin e triumfit: "Është çmenduri, është gjëja më e bukur që ekziston"

Lapsi.al 18 December 2022
Lionel Messi, në delirin e triumfit: "Është çmenduri,

Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar. Numri 10, në përpjekjen e tij të pestë, më në fund fitoi të vetmin trofe që i duhej ende. "Është çmenduri, më bëri ta dëshiroja, por është gjëja më e bukur që ekziston - tha Lionel për mikrofonat e Tyc Sports -. E desha shumë. E dija që Zoti do më jepte, kisha këtë ndjenjë. Vuajtëm shumë por arritëm t'ia dalim. Mezi pres të kthehem në Argjentinë për të parë se sa e çmendur do të jetë e gjitha kjo."

Lionel Messi, i zgjedhuri MVP i Kupës së Botës, siguroi tifozët argjentinas, duke përjashtuar një tërheqje nga kombëtarja. "Natyrisht që doja ta mbyllja karrierën me këtë, nuk mund të kërkoj asgjë më shumë. Faleminderit Zotit që më dha gjithçka. Ta mbyll karrierën time kështu, është mbresëlënëse - shtoi Pleshti -. Pas kësaj çfarë do të ketë? Arrita të fitoj Kupën e Amerikës, Kupën e Botës... Unë e dua futbollin, atë që bëj. Më pëlqen të luaj në ekipin kombëtar, në këtë grup. Dua të vazhdoj të jetoj edhe disa ndeshje si kampion bote. Është ëndrra e shumë fëmijëve, pata fatin që fitova gjithçka dhe ajo që më mungonte është këtu”.

Lexo më tej: Video/ Argjentina kampione e botës: penalltitë i japin Messi trofeun e ëndërruar

Me gjashtë gola në Kupën e Botës, Lionel Messi ka arritur në kuotën 98 për Argjentinën. Është e lehtë të mendosh se objektivi i tij i radhës do të jetë 100 gola me fanellën Albiceleste. Edhe pse tashmë askush nuk mund t'i heqë një vend në Olimpin e më të mëdhenjve. As kritikuesit, gjithnjë e më të paktë pas Botërorit spektakolar të zhvilluar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI