Flash

Video/ Taipi, trajektorja befasuese e goditjes së dënimit i jep zemër Hallaçit: Kukësi mposht 1-0 Laçin

Lapsi.al 21 December 2022
Video/ Taipi, trajektorja befasuese e goditjes së dënimit i jep

Kukësi shkundet në fundin e renditjes dhe i jep vetes optimizëm për vitin e ardhshëm. Në javën e 15 të kampionatit, që mbyll vitin 2022, Blutë mposhtën 1-0 Laçin. Vendosi Taipi, me një gol spektakolar me goditje dënimi, që befasoi Dajsinanin. Fitorja e parë për Rrahman Hallaçin në pankinën kuksiane, në ndeshjen e dytë që kur zëvendësoi Dobin.

Në fundin e renditjes, krejt e pazakontë për Kukësin, verilindorët kërkonin një shkëndijë, për tu zgjuar. E gjetën pikërisht në javën e fundit të vitit kalendarik, duke mposhtur një kundërshtar që vinte nga dy fitore radhazi me Mezanin në pankinë. Blutë dominuan pjesën e parë dhe gjetën golin falë aftësive individuale të kapitenit Gjelbrim Taipi. Një goditje dënimi me një trajektore që befasoi portierin e përfundoi në trekëndëshin e portës.

[video width="1056" height="580" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Taipi.mp4"][/video]

Shërbeu pak reagimi në pjesën e dytë të kurbinasve, që ishin më kërkues. Në minutën e 60 Shkurtaj u ndal nga shtylla, që e pengoi t'i gëzohej golit kundër ish-skuadrës së tij. Edhe Spahiu e Adeleke nuk arritën të shënonin në tentativën e tyre të dyfishtë në minutën e 62. Kështu Kukësi largohet nga vendi i fundit dhe merr zonën e playout. Një renditje që shtrëngon, por është një sinjal për një 2023 ndryshe. Laçi vazhdon të mbajë vendin e 5, por kjo luhatje në këtë pikë të kampionatit nuk duhej. Gjithësesi, Mezani ka ende kohë për të korigjuar situatat e pauza i vjen në ndihmë.

Lexo më tej: “Lojtarët i kemi pasur në gjendje të keqe”: Mezani përcakton objektivin e Laçit pas dy fitoreve radhazi

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI