Flash

Batuta e Steven Zhang në festën e Inter: "Në dalje lini të gjithë ju lutem 5 euro në tavolinë për merkaton"

Lapsi.al 21 December 2022
Batuta e Steven Zhang në festën e Inter: "Në dalje lini

Steven Zhang është lëshuar pa 'frena' në festën e Krishtlindjes të Inter. Presidenti zikaltër ishte protagonist në skenë, në rolin e këngëtarit të “We are Inter”. Kjo këngë shoqëron shpesh para-ndeshjen e skuadrës zikaltër në San Siro. Por Steven nuk u mjaftua aty, duke lejuar veten të bënte edhe humor, që gjithësesi mori përgjigjen e Ausilio. “Jam i lumtur sepse mbush 18 vjeç dhe pastaj ju kujtoj të gjithëve të lini 5 euro në dalje që t’ia jap Piero (Ausilio) për merkaton e janarit”. Batuta e Zhang në skenë u tha në anglisht. Kjo mjaftoi që Drejtori Sportiv të kishte armën për tu përgjigjur: "Keni shtatë vjet këtu dhe ende nuk flisni italisht. Flisni italisht!", replikoi Ausilio mes të qeshurave të të pranishmëve.

"Objektivi i Interit në çdo sezon është të fitojë tituj. Ne do ta bëjmë përsëri vitin e ardhshëm dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë". Ky ishte mesazhi më i rëndësishëm i presidentit të Inter, Steven Zhang. Numri një i zikaltërve ka besim te ekipi dhe po bën plane për të ardhmen. Ai nuk dëshiron të heqë dorë nga klubi, duke mohuar edhe një herë zërat për shitje. Steven po vë në veprim planin përmes dy rrugëve. E para është zgjatja e kushteve të marrëveshjes me Oaktree. Deri në vitin 2024, duke përfshirë edhe interesat, ata duhet të marrin nga Suning një shumë prej 295 milionë eurosh, me aksionet e klubit si peng. E dyta është rifinancimi i borxhit me një fond tjetër.

TË DHËNAT KONTRADIKTORE

Kështu Zhang hedh poshtë edhe një herë zërat e shitjes: "Unë nuk po flas me asnjë investitor dhe Inter nuk është në shitje. Në 3-4 vitet e fundit klubi ka qenë në qendër të spekulimeve të ndryshme. Por ne jemi të fokusuar te fitoret për sa kohë që unë jam president," tha ai pak kohë më parë. Edhe pse, në fakt, ka më shumë se një konfirmim që Goldman Sachs dhe Raine Group po punojnë për të gjetur blerës. Në veçanti, të paktën dy investitorë amerikanë kanë shprehur interes për blerjen e klubit zikaltër. Zhang e vlerëson kompaninë rreth 1.2 miliardë euro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI