Flash

"Ndeshja e jetës e ne luajmë kaq keq...". Mbappe i tërbuar në finalen e Botërorit: fjalimi që zgjoi Francën

Lapsi.al 21 December 2022
"Ndeshja e jetës e ne luajmë kaq keq...". Mbappe i

Franca ka Kylian Mbappe dhe kjo, edhe pa e fituar Botërorin në Katar, është sinonim i garancisë për të ardhmen. Kampioni i PSG, në finalen e humbur ndaj Argjentinës, shënoi një trigolësh. Por kjo nuk mjaftoi për të ngritur trofeun për të dytën herë. 24 vjeçari është kritikuar shpesh se mendon më shumë për veten sesa për skuadrën. Por Mbappé në rastin më të rëndësishëm dëshmoi të kundërtën, duke luajtur rolin e liderit. Në fund të pjesës së parë, Franca humbiste 0-2. E sulmuesi mbajti një fjalim të furishëm që zgjoi skuadrën.

Në këmbë përballë të gjithëve, të rinj e të vjetër në grup. Kapiteni pa shiritin në krah, por me një dëshirë të pakrahasueshme për të fituar. Mbappé i ka bëritur shokëve të skuadrës te Franca: "Kjo është ndeshja e jetës dhe ne nuk mund të luanim më keq - raporton As -. Çfarë mund të bëjmë? A do t'i lëmë të vazhdojnë kështu? Apo të fillojmë të vendosim intensitet dhe të fitojmë duele? Le të japim më shumë! Është finalja e Kupës së Botës, janë dy gola, por mund të kthehemi!"

Vërtet pati një rikthim, fillimisht 2-2 në nëntëdhjetë minuta lojë. E më pas 3-3 në kohën shtesë. Por sërish nuk mjaftoi që Franca të fitonte Kupën e Botës. Një zhgënjim i madh për Mbappe, i cili megjithatë tregoi një tipar tjetër pjekurie. Këtë herë me klubin e tij. Për të larguar zhgënjimin me kombëtaren, tre ditë pas finales ai u paraqit në stërvitje me PSG-në. E gjitha pak orë pasi u vu sërish në shënjestër të portierit argjentinas Emiliano Martinez.

Lexo më tej: Franca kthehet në Paris: 10.000 njerëz i presin në Place de la Concorde për të duartrokitur Mbappé e të tjerët

TALLJET E MARTINEZ... E KATËR GOLAT E MBAPPE

Numri një i Albiceleste e kishte përmendur tashmë sulmuesin francez në një kor të pabukur në dhomat e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes. Edhe gjatë festimeve në autobusin e hapur nëpër rrugët e Buenos Aires, ai i dërgoi një mesazh jo sportiv kundërshtarit të tij, duke treguar një kukull me fytyrën e Mbappe që qan. E të mendosh se Mbappé mund të mos e ketë fituar Kupën e Botës, por gjithsesi i shënoi katër gola (përfshirë penalltitë) Martinezit të gjorë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI