Flash

Benzema mund ta rimendojë largimin nga kombëtarja e Francës: ka vetëm një kusht

Lapsi.al 21 December 2022
Benzema mund ta rimendojë largimin nga kombëtarja e Francës: ka

Të hënën Karim Benzema zyrtarizoi lamtumirën e tij me kombëtaren franceze. Topi i Artë në fuqi, pavarësisht se u grumbullua, nuk mori pjesë në Kupën e Botës në Katar për shkak të një dëmtimi në kofshë në prag të turneut. Dëmtim nga i cili sulmuesi i Real Madrid u rikuperua shpejt, aq sa mund të përdorej për fazat e fundit të kompeticionit. Tekniku Deschamps preferoi të vinte bast për lojtarët e tjerë të skuadrës dhe ta linte në shtëpi. Një zgjedhje, ajo e trajnerit, që përshpejtoi vendimin e qendërsulmuesit për t'u larguar përgjithmonë nga Les Bleus. Megjithatë, sipas asaj që zbulohet, Benzema mund të kthejë mendje, por ka një kusht thelbësor.

Sipas portalit francez Foot Mercato, 35-vjeçari mund të kthehet vetëm nëse trajneri aktual Deschamps do të largohej nga pankina. Megjithatë, federata franceze duket e gatshme të konfirmojë ish-mesfushorin e Juventus në krye të Gjelave. Kontrata e Deschamps do të përfundojë më 31 dhjetor. Nëse konfirmohet, atëherë rrugët e Benzema dhe kombëtares do të ndaheshin përfundimisht.

Lexo më tej: Benzema fluturon në Katar për finalen me Argjentinën, Deschamps driblon: “No comment”

Prej vitesh emri i Zinedine Zidane qarkullon në dhomat e federatës së futbollit francez. Fituesi i Champions ishte menduar si pasuesi i Deschamps. Ish-trajneri i Real Madrid, pa pankinë për një vit e gjysmë, është gjithashtu në planet e Juventus. Por ai nuk do t'i thoshte jo një telefonate nga kombëtarja e tij. Marrëdhënia e tij me Benzema, është e shkëlqyer dhe pikërisht për këtë arsye, ulja e tij eventuale në pankinën e Les Bleus mund ta bindë sulmuesin të rikthehet. Ndërkohë nga rubrikat e As Toni Kroos sponsorizon ish-trajnerin e tij: “Nuk do të ishte vetëm një pasardhës i mirë, por edhe pasardhësi më i mirë i mundshëm”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI