Flash

Salt Bae i hodhi kripë Kupës së Botës, shpërthen Giuseppe Rossi: “Doje vëmendjen e Kupës! Po kush ka*in je?”

Lapsi.al 21 December 2022
Salt Bae i hodhi kripë Kupës së Botës, shpërthen
Një nga imazhet më të sikletshme të pas-finales botërore të fituar nga Argjentina, ishte padyshim ajo që pa sipërmarrësin e njohur Salt Bae duke u përpjekur në çdo mënyrë të bënte foto me Kupën dhe Messin. Lionel gjithashtu u shfaq shumë i acaruar nga këmbëngulja e turkut. Të shumtë ishin ata që pyetën përse ai personazh ishte në mes të fushës në kohën e festimeve të Albiceleste. Apo përse kishte ai nderin të mbante në duar trofeun e lakmuar. Ndjesia e “urrejtjes” ndaj Salt Bae u shpreh qartë nga Giuseppe Rossi, me një postim në Twitter. Salt Bae, me emrin Nusret Gökçe, është një sipërmarrës turk që zotëron restorante të ndryshme. Pasurinë e tij ai ia detyron rrjeteve sociale, ku ka krijuar një personazh të famshëm. Mbi të gjitha për mënyrën e veçantë se si ai kripos mishin. Shumë futbollistë dhe personazhe të njohur frekuentojnë ambientet e tij, ndërsa me të është në kontakt të ngushtë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Por e gjithë kjo nuk e justifikon faktin pse turku ishte mes lojtarëve të Argjentinës e madje pati kënaqësinë të mbante në dorë Kupën për ndonjë foto. Incidenti bëri që shumë të rrudhnin frytyrën, por ai që nuk duroi ishte Giuseppe Rossi…

POSTIMI I ASHPËR KUNDËR NUSRET

Ish-sulmuesi mes të tjerëve i Villarreal, Fiorentina dhe Parma, dukej shumë i mërzitur nga ndërhyrja e Salt Bae dhe tentativa e tij e sforcuar për të reklamuar veten me çdo kusht. Në Twitter ai u lëshua kundër sipërmarrësit turk: “Salt Bae mund të më puthë by*hën, me dëshirën për të patur gjithë vëmendjen e prekur Kupën. Kush ka*in je ti vëlla? Dy minutat e tua të famës mbaruan. Hajde tjetri”, ka shkruar qendërsulmuesi italo-amerikan. Një postim i fortë, por që mori miratimin unanim nga të gjithë përdoruesit. "Bravo Pepito, i ashpër por i drejtë", siç komentoi dikush.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI