Flash

Karakaçi e Hasani frikësojnë Memën: Egnatia e Duros viziton Kastriotin me dëshirën të harrojë humbjen në shtëpi

Lapsi.al 22 December 2022
Karakaçi e Hasani frikësojnë Memën: Egnatia e Duros

Një në vendin e tretë dhe tjetri në të shtatin, por mes tyre janë vetëm tre pikë diferencë. Kjo e bën delikate përballjen mes Kastriotit dhe Egnatias, edhe në dritën e zhvillimeve të javëve të fundit. Ardhja e Ardian Memës ka sjellë edhe ndryshimin e kursit në Krujë, ku pas tre razultatësh pa fitore, rrëmbeu suksesin 1-0 me Vllazninë. Karakaçi e Hasani janë problemi më i madh për teknikun, nëse nuk rikuperohen.

Sigurisht që problemet nuk kapërcehen me tre pikë dhe madje Mema i konstatoi pas ndeshjes. Më shqetësuese është situata me dëmtimet dhe kondicionin fizik të disa lojtarëve, për më tepër kryesorë. Kështu, mënyrën e përballjes me Egnatian për teknikun Mema e mban pezull gjendja e Edon Hasanit dhe Abaz Karakaçi. Të dy janë në garë me kohën për të rikuperuar, por fjala e fundit i takon stafit mjekësor. Mema do të donte shumë t’i kishte gati për ndeshjen, por shpresat i ka varur te fizioterapia. Lajmi i mirë është rikthimi pas dy muajsh i Silvio Zogajt. Sulmuesi anësor luajti 15 minutat e para pas dëmtimit në gju, duke shënuar edhe golin që vendosi ndeshjen, por është e pamundur të mendohet si alternativë nga minuta e parë.

SI VJEN EGNATIA

Në Kamëz mbërrin Egnatia, e plagosur nga humbja në Rrogozhinë me Bylis dhe plot dëshirë për të përmirësuar statistikat e Shpëtim Duros në pankinë. Katër fitore e dy humbje në 6 ndeshje me teknikun në pankinë, por ndërkohë precedentët e 5 sezoneve të fundit nxjerrin përpara Kastriotin, që ka fituar 6 nga 11 precedentët, me një ndeshje që është mbyllur në barazim. Të besuarit e Duros janë të tretët me 21 pikë dhe kanë sytë nga derbi kryeqytetas për të ngushtuar distancën. Por më parë duhet të mposhtin Kastriotin, që është vetëm tre pikë larg si nga Egnatia e zonës europiane, ashtu edhe nga zona playout e Bylis.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI