Flash

"Hasani me brinjë të krisur": Mema shpjegon humbjen me një lojtar më shumë, Duro sheh Egnatian në elitë

Lapsi.al 22 December 2022
"Hasani me brinjë të krisur": Mema shpjegon humbjen me

“Sot nuk funksionoi absolutisht asgjë. Nuk e kuptoj pse u ul poshtë ekipi dhe i krijoi ato raste Egnatias". Ardian Mema është shtangur nga humbja me përmbysje. E për më tepër nga një kundërshtar me një lojtar më pak, kur Kastrioti ishte në avantazh. Tekniku i Kastriotit, pas fitores në debutim, ka provuar edhe humbjen e parë. Mema ka shpjeguar situatën e komplikuar të Kastriotit dhe dëmtimeve që e kanë penalizuar. "Nuk e kam pasur grupin e plotë gjatë kësaj periudhe, dy lojtarë i kisha në Serbi për rikuperim. Hasani ka qenë me brinjë të krisur, ka luajtur i sforcuar. Kam pasur lojtarë shumë të sëmurë si Hasani e Karakaçi dhe që mezi kanë bërë një seancë stërvitore. Nuk është se ngushëllohem me këtë pjesë, por do të shoh në vazhdimësi se kemi 21 ditë kohë. Kemi disa probleme imediate që duhet të riparohen".

Tekniku e shtoi dozën e pakënaqësisë, duke lajmëruar se mund të rishohë pozicionin e tij. "Gjendja ka qenë për një ekip të sëmurë, nuk kam pasur grupin gjatë gjithë kohës. Se si do të vazhdohet me ekipin është gjë tjetër. Edhe ndaj Vllaznisë nuk thashë fitova unë, po fitoi ekipi. Sot është 50 me 50. Kjo duhet bërë analizë e diskutuar me ekipin se si janë gjerat në thellësi”, tha Mema në fund të sfidës.

EGNATIA I BËN PRESION KRYESUESVE

Nuk mund të mos ishte entuziast Shpëtim Duro, pas fitores 2-3 ndaj Kastriotit. Tani rrogozhinasit kanë vetëm një pikë më pak se Tirana e vendit të dytë. “Shpresojmë të arrijmë objektivat, jemi një situatë të mirë. E kam marrë ekipin në vendet e fundit dhe sot është ndër tre më të mirat. Skuadra më ka pëlqyer 30 minutat e para, shënuam dhe kaluam në avantazh por më pas u ndëshkuam. Në pjesën e dytë ishim me 10 lojtarë, më gëzojnë 3 pikët por më shqetësojnë 2 golat e pësuar”, u shpreh Duro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI