Flash

Le Parisien zbulon të ardhmen e Messi: akordi me PSG i arritur, do të rinovojë deri në 2024

Lapsi.al 22 December 2022
Le Parisien zbulon të ardhmen e Messi: akordi me PSG i arritur, do të

Lionel Messi do të qëndrojë te PSG deri në vitin 2024. Lajmi vjen nga Franca dhe jepet për i sigurtë. Sipas Le Parisien, kapiteni i kampionëve të botës, Argjentinës, ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin e Al-Khelaifi. Nuk do të ketë ankand për Messi, sepse rinovimi do të bëhet përpara se kontrata të skadojë në qershor. Marrëveshja përfundimtare është arritur në fillim të dhjetorit, pikërisht në mes të Kupës së Botës. Në fakt, linjat e akordit ishin bërë të qarta rreth tre muaj më parë, mes babait të lojtarit, Jorge Messi dhe drejtuesve të lartë të klubit parisien.

Lexo më tej: Messi, Botërori e jo vetëm, Dani Alves i arritshëm: mund të bëhet lojtari më fitues i të gjitha kohëve

E zeza mbi të bardhë duhet të mbërrijë pas pushimeve. Është planifikuar një takim mes Pleshtit e Al-Khelaifi dhe Luis Campos. Sipas Le Parisien, bindja e Messit nuk ishte aspak e vështirë. Familja e tij është e lumtur në Paris dhe ai është i kënaqur që mund të vazhdojë të konkurrojë në nivelin më të lartë. Objektivi kryesor, natyrisht, është ta ngjisë PSG-në në majën e Europës. Një sukses që do ta ngrinte edhe më tej Leon në Olimpin e futbollit. Sidomos, pas fitimit të Kupës së Botës me Seleccion.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI