Flash

"Morëm oksigjen për të festuar Vitin e Ri": Josa mendon për festat, pasi zgjidhi golat e pikët me Teutën

Lapsi.al 22 December 2022
"Morëm oksigjen për të festuar Vitin e Ri": Josa mendon

"Periudha jonë jo e mirë ishte një periudhë pesëditore se brenda atyre ditëve u luajtën dy ndeshje që i humbëm. Nuk mund t’i vendosim kapak të gjitha gjërave që kemi kaluar me këtë fitore ndaj Teutës, një ndeshje që e zgjidhëm shpejt". Mirel Josa tregon dhjetorin e Vllaznisë, me luhatje më shumë rezultati se loje, sipas trajnerit. Shkodranët kanë humbur terren për titullin, por janë kthyer në lojë për të paktën Europën. Një fitore lehtësuese për kuqeblutë që kishin tre ndeshje që nuk fitonin e nuk shënonin: "Skuadra kishte dëshirë të luante, këtë e ka treguar jo vetëm me Teutën, por edhe me Egnatian. Jo se nuk kishte dëshirë por qëlluam 45 minuta loje në ditë të keqe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, nuk është mbyllur ende asgjë, ende nuk ka mbaruar faza e dytë. Morëm oksigjen për të festuar Vitin e Ri".

Lexo më tej: “Hasani me brinjë të krisur”: Mema shpjegon humbjen me një lojtar më shumë, Duro sheh Egnatian në elitë

ÇËSHTJA MARKU

Tekniku i Vllaznisë, megjithatë, nuk e quan të përfunduar kthesën e ekipit të tij: "Duhet të kenë parasysh që jo një fitore i shuan të gjitha problemet që mund të kesh në skuadër. Lojtarët janë të bindur dhe bëjnë atë që u kërkoj unë në fushë. Kjo është diçka shumë pozitive për këtë skuadër". Josa pastaj u ndal edhe te pankina e Markut, duke shpjeguar se bëhet fjalë për zgjedhje teknike. "Nuk ka probleme dëmtimi se po të kishte nuk do e mbaja në stol. Ai është i përkushtuar, gjatë gjithë kohës është pozicionuar ku kemi kërkuar. I ka dhënë skuadrës shumë e, me mentalitetin që ka, do të vazhdojë t’i japi edhe më shumë. Unë kam qenë ai që e kam kërkuar në skuadër. Ai ka plotësuar kërkesat tona, punë tjetër që është përdorur në pozicione që nuk janë të tijat”, përfundoi Josa.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI