Flash

“Po tani çfarë do të thoni?”: Arbitri Marciniak i mbyll gojën francezëve vetëm me një foto

Lapsi.al 24 December 2022
“Po tani çfarë do të thoni?”: Arbitri Marciniak i

Disfata e pësuar në finale ndaj Argjentinës nuk është kapërcyer nga francezët. Ata prej ditësh po debatojnë për episodet që, sipas tyre, kushtëzuan ndeshjen. Një arsye absolute për polemika, është arbitrimi i polakut Marciniak. Polaku akuzohet si fajtor për disa vendime të dyshimta. Mes tyre penalltia e fishkëllyer për Albiceleste dhe menaxhimin e kartonave. Por zemërimi i Gjelave ka të bëjë kryesisht me atë që ndodhi gjatë golit të avantazhit 3-2 të skuadrës së Scaloni. Messi e shtyu topin në rrjetë, ndërsa dy shokët e tij kishin hyrë në fushë nga pankina. Arbitri polak, në daljen e parë publike pas finales, vendosi të heshtë kritikuesit e tij duke treguar thjesht një foto.

Një foto për të heshtur kritikat dhe për të shuar përfundimisht çdo lloj polemike. Kështu arbitri Szymon Marciniak, shpjegoi në konferencën për shtyp disa nga vendimet më të diskutuara të 120 minutave më të rëndësishme të karrierës së tij të gjatë. I pyetur për golin e shumëpërfolur 3-2 të shënuar nga Messi, polaku vlerësoi fillimisht bashkëpunëtorët e tij: “Para se ora të fillonte të vibronte me konfirmimin e informacionit, drejtuesi i linjës kishte ngritur tashmë flamurin”. Më pas ai vazhdoi të fliste për episodin më të diskutueshëm.

PROVA SHOKUESE E MARCINIAK

Sipas Marciniak, hyrja në fushë e dy anëtarëve të pankinës së Argjentinës nuk është absolutisht një arsye e vlefshme për të anuluar golin e Messi: “Së pari, kjo situatë që të jetë e dënueshme duhet të kushtëzojë ndeshjen – shpjegoi ai –. E çfarë ndikimi patën djemtë që u ngritën dhe u hodhën në fushë? Po kërkojnë gjilpërën në kashtë". Në atë moment ai mori telefonin për të treguar një foto fakt: “Francezët nuk përmendën foton ku mund të shihni se janë shtatë lojtarë nga pankina e tyre në fushë kur Mbappé shënoi. Nuk është shumë serioze të kërkosh këto gjëra”, tha ai duke treguar imazhin në fjalë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI