Si opinionist në një stacion televiziv në Katar, Batistuta u ftua të komentonte triumfin e titullit botëror. Një koment, ai i Batigol, i shoqëruar nga emocionet dhe lotët për një fitore të madhe jo vetëm të kombëtares, por të gjithë vendit: “Është diçka e pabesueshme, ne të gjithë luftojmë për këtë qëllim. Jam shumë i lumtur për Messi dhe për të gjithë argjentinasit. Të gjithë ishin në anën tonë”. Batistuta, dukshëm i mallëngjyer, për ngjitjen e Albiceleste në çatinë e botës, shpërtheu në lot. Në fund të transmetimit, Batistuta doli në fushë për të marrë pjesë në festën e kombëtares së Argjentinës. Me të hyrë në fushë, ish-lojtari i Fiorentinës arriti të rrëmbejë një pjesë të rrjetës së një prej portave. Një relike e veçantë që pak më pas Batigol ua ka treguar ndjekësve, me një histori të publikuar në profilin e tij në Instagram.La emoción de Batistuta en la televisión en cuanto Argentina se proclamó campeón del mundo
— Manu Heredia (@ManuHeredia21) December 19, 2022
?️@thenachoglvzz pic.twitter.com/s59GP5vvff