Flash

Video/ “Nuk ma ndjen për Ronny”: Tifozët e United harrojnë CR7, kori i tyre kundër Burnley flet qartë

Lapsi.al 24 December 2022
Video/ “Nuk ma ndjen për Ronny”: Tifozët e United
Sigurisht që nuk është një periudhë pozitive për Cristiano Ronaldon. Portugezi ka më shumë se një muaj që ka mbetur pa skuadër, pas përfundimit të kontratës me Manchester United. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, duket se tashmë është harruar nga ish-tifozët e tij në Old Trafford. Dëshmi e kësaj ishte ndeshja e parë e Djajve të Kuq post-Ronny, e fituar 2-0 në Kupën e Ligës kundër Burnley, ku tifozët kënduan një kor elokuent… I shkarkuar nga Manchester United, në pankinë në Katar me Portugalinë, i anashkaluar nga të gjithë emrat e mëdhenj të Evropës e tani i harruar edhe nga ish-tifozët e tij. Ajo që po kalon Cristiano Ronaldo është padyshim një periudhë e keqe. Karriera e tij evropiane ndoshta ka përfunduar. E pavarësisht se shuma e madhe e parave arabe do të jetë një ngushëllim për CR7, nuk ka dyshim se kampioni portugez tani mund të ndihet i vetmuar.

KORI INJORUES I DJAJVE TË KUQ

Gjatë fitores 2-0 të Manchester United kundër Burnley, erdhi prova se CR7 është e kaluara për tifozët e Djajve të Kuq. Në të vërtetë, gjatë ndeshjes nga Old Trafford u ngrit një kor mjaft elokuent: “Nuk ma ndjen për Ronny, Ronny nuk ia ndjen për mua. Gjithçka që më intereson është MUFC!” kënduan shumica e mbështetësve të United. Me siguri mënyra se si erdhi lamtumira mes CR7 dhe klubit ka ftohur dashurinë e fansave ndaj tij. Por a është vërtet kaq e lehtë të harrosh një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit?

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI