Flash

Sherri në Katar nuk kapërcehet, Onana braktis Kombëtaren: "Kameruni shkon përtej njerëzve"

Lapsi.al 24 December 2022
Sherri në Katar nuk kapërcehet, Onana braktis Kombëtaren:
Fillimisht thyerja e mardhënieve me trajnerin Rigobert Song pak orë nga ndeshja ndaj Serbisë. Pastaj lamtumira traumatike në mes të Kupës së Botës. E tashmë André Onana i ka dhënë fund aventurës së tij me Kamerunin. Portieri i Inter e bëri këtë me një mesazh të gjatë të postuar në Twitter: "Gjithçka filloi në Ngol Nkok, një fshat i vogël ku, që në moshë të re, familja ime më përcolli vlerat që identifikojnë popullin kamerunas". "E kuptova që dashuria për këtë vend është e përjetshme. E ky angazhim është i panegociueshëm - shkruan Onana në postim -. Mbaj mend se si i ndiqnim ndeshjet në familje. Vetëm kamerunasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë për ne të shohim të luajnë Luanët e Paepur. Pikërisht atëherë fillova të ëndërroja që një ditë të vishja fanellën e kombëtares. E tani, pas orëve të pafundme stërvitje, udhëtime të gjata dhe shumë këmbëngulje, mund të them me krenari se ëndrra ime e madhe është realizuar." "Fatkeqësisht, megjithatë, çdo histori, sado e bukur, ka një fund. Dhe e imja me kombëtaren e Kamerunit ka marrë fund. Lojtarët vijnë e shkojnë, por Kameruni shkon përtej njerëzve. Kameruni mbetet i përjetshëm. E po ashtu edhe dashuria ime për kombëtaren dhe njerëzit tanë që na kanë mbështetur gjithmonë pa marrë parasysh se sa i vështirë ka qenë momenti. Zemra ime mbetet kamerunase dhe kudo që të shkoj do të mbaj flamurin e Kamerunit të valëvitur. Unë do të vazhdoj të jem një tifoz si bëjnë mbi 27 milionë kamerunasit në çdo ndeshje. Faleminderit të gjithëve që besuan te unë. Kombi është i pari dhe përgjithmonë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI