Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushje, në fshatin Polizhan. Një mjet ka përplasur për vdekje një të moshuar. 72-vjeçari Idajet Çobo ka gjetur vdekjen e menjëhershme në rrugë. Ndërkohë shoferi është larguar nga vendngjarja. Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat.
Efektivë të shumtë policie janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit. Ata kanë kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës. Nëpërmjet tyre ata do të bëjnë të mundur identifikimin e targave të mjetit që e ka goditur.