Flash

Situata në veri të Kosovës/ Opozita akuzon qeverinë se ra në kurthin e Serbisë

Lapsi.al 23 December 2022
Situata në veri të Kosovës/ Opozita akuzon qeverinë se ra

Deputetë të partive opozitare në një seancë të Kuvendit të Kosovës kanë kritikuar qeverinë për menaxhimin e situatës në veri të vendit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka kritikuar qeverinë për situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës. Çuni tha se situata në katër komunat e veriut, të banuara me shumicë serbe, është jashtë kontrollit “për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës”.

“Sot veç një detyrë e ka kjo qeveri, të mos vazhdojë të bjerë më në kurthet e kundërshtarit [Serbisë]”, tha Çuni.

Ai tha se veprimet e qeverisë kanë rrezikuar edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës. Më 8 dhjetor, para vendosjes së barrikadave në veri ishte plagosur një zyrtar i policisë së Kosovës. Duke iu referuar situatës në veri, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, tha se veprimet e qytetareve serbë në veri, të sponsorizuara nga Serbia “nuk e trembin dhe nuk kanë kurrfarë efekti për Kosovën”.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të dalë nga “kurthi” që sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka përgatitur. Ndërkohë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, tha se përmes tensionimit të situatës në veri “Serbia po kërkon të vazhdojë luftën të cilën e humbi dekada më parë”. Aliu tha se situata e tanishme nuk do të tolerohet pafundësisht.

Më 10 dhjetor, grupe të serbëve në veri ngritën barrikada. Ato u vendosën në rrugët kryesore që qojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Qeveria i ka kërkuar KFOR-it që të largojë barrikadat. Më 22 dhjetor, mijëra qytetarë serbë morën pjesë në një protestë në fshatin Rudarë të Zveçanit. Ata i vendosen disa kushte për largimin e barrikadave përfshirë lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq. Ai u arrestua si i dyshuar për organizim të sulmeve terroriste në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok./REL

Të këshilluara

Dhurata juaj e fundvitit nga DigitAlb

Në periudhën më të bukur të vitit, DigitAlb ju fton të përjetoni festat më përrallore në çdo kanal të platformës. Një larmi programesh tepër argëtuese për të gj...

11:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI