Flash

Burg për 97-vjeçaren, sekretare në kampin nαzist ku u vrαnë 10 500 njerëz

Lapsi.al 20 December 2022
Burg për 97-vjeçaren, sekretare në kampin nαzist ku u

Një ish-sekretare që ka punuar për komandantin e një kampi nαzist përqendrimi është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10 500 njerëzve. Irmgard Furchner, tani 97 vjeçe, ishte adoleshente kur u mor në Stutthof të punonte si stenografe nga viti 1943 deri në 1945.

Furchner, gruaja e parë e gjykuar për krimet naziste në dekada, u dënua me 2 vjet burg me kusht. Edhe pse ajo ishte një punëtore civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.

Rreth 65 mijë njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof. Aty ka pasur të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë sovjetikë të kapur rob. Furchner u shpall fajtore për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 10 505 personave dhe bashkëpunim në tentativën e vrasjes së 5 të tjerëve.

Meqenëse në atë kohë ishte vetëm 18 ose 19 vjeç, ajo u gjykua në një gjykatë të posaçme për të mitur. Në Stutthof, që ndodhet pranë qytetit modern polak të Gdanskut, u përdorën një sërë metodash për të vrarë të burgosurit. Mijëra vdiqën në dhomat e gazit nga qershori 1944.

Gjykata në Itzehoe në Gjermaninë veriore dëgjoi të mbijetuarit e kampit. Disa prej tyre vdiqën gjatë gjyqit. Kur gjyqi filloi në shtator 2021, Irmgard Furchner u arratis nga shtëpia e saj e të moshuarve. Ajo u gjet nga policia në një rrugë në Hamburg.

[caption id="" align="alignnone" width="862"]Irmgard Furchner sentenced at 97 for her role at Nazis' Stutthof  concentration camp - ABC News Irmgard Furchner[/caption]

Komandanti i saj, Stutthof Paul-Werner Hoppe u burgos në vitin 1955. Ai u akuzua si ndihmës në vrasje, por u lirua 5 vjet më vonë. Një seri ndjekjesh penale janë zhvilluar në Gjermani që nga viti 2011. Dënimi i ish-rojes së kampit nazist të vdekjes, John Demjanjuk, krijoi precedentin se të qenit roje ishte provë e mjaftueshme për të provuar bashkëpunimin.

[caption id="" align="alignnone" width="495"]Nazi Camp Commander Who Killed 25,000 Jews Gets Mild Sentence - Mémoires de  Guerre Stutthof Paul-Werner Hoppe[/caption]

Ky vendim nënkuptonte gjithashtu se punonjësja civile Furchner mund të dilte në gjyq. Kjo pasi ajo punonte drejtpërdrejt me komandantin e kampit. Ajo merrej me korrespondencën rreth të burgosurve të Stutthof. U deshën 40 ditë që ajo të thyente heshtjen në gjyq.

“Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur. Më vjen keq që isha në Stutthof në atë kohë. Kjo është gjithçka që mund të them" - tha ajo para gjykatës. Avokatët e saj mbrojtës argumentuan se ajo duhet të lirohet. Sipas tyre ajo ishte vetëm një daktilografiste në zyrën e Hoppe.

Pas luftës, Furchner u martua me një ish-udhëheqës të skuadrës SS të quajtur Heinz Furchstam, të cilin ndoshta e takoi në kamp. Ajo vazhdoi të punojë si punonjëse administrative në një qytet të vogël në Gjermaninë veriore. Burri i saj vdiq në 1972.

Historiani Stefan Hördler luajti një rol kyç në gjyq. Ai shoqëroi 2 gjyqtarë në një vizitë në vendin e kampit. Nga vizita u bë e qartë se Furchner ishte në gjendje të shihte disa nga kushtet e këqija në kamp nga zyra e komandantit.

Historiani tha në gjyq se 27 mjete transporti me 48 000 njerëz mbërritën në Stutthof midis qershorit dhe tetorit 1944. Nazistët vendosën të zgjerojnë kampin dhe të përshpejtojnë vrasjet masive me përdorimin e gazit Zyklon B. Hördler e përshkroi zyrën e Hoppe si "qendrën nervore" për gjithçka që ndodhi në Stutthof.

Gjatë dëshmisë së tij, ai lexoi provat e siguruara nga bashkëshorti i Furchner-it në vitin 1954. "Në kampin e Stutthof njerëzit u sulmuan me gaz. Stafi në shtabin e komandantit e dinte për këtë" – tha ai.

Kryetari i trupit gjykues Dominik Gross tha se ishte "përtej imagjinatës" që Furchner nuk mund të kishte vënë re tymin dhe erën e keqe të vrasjeve masive. "E pandehura mund të kishte hequr dorë në çdo kohë" – shtoi ai. I mbijetuari i kampit, Josef Salomonovic i cili dëshmoi në gjykatë, ishte vetëm 6 vjeç kur babai i tij u vra me injeksion vdekjeprurës në Stutthof në shtator 1944.

"Ajo është indirekt fajtore," u tha ai gazetarëve në gjykatë dhjetorin e kaluar. "Kjo edhe nëse ajo thjesht u ul në zyrë dhe vuri vulën e saj në certifikatën e vdekjes së babait tim."

Një tjetër i mbijetuar i Stutthof, Manfred Goldberg, tha se zhgënjimi i tij i vetëm ishte në natyrën e dënimit. "Është një fund i paramenduar që një 97-vjeçare nuk do të detyrohej të vuante një dënim në burg. Kështu që mund të jetë vetëm një dënim simbolik" - tha ai për BBC

Gjyqi i Furchner mund të jetë i fundit që zhvillohet në Gjermani për krimet e epokës naziste. Megjithatë disa raste janë ende duke u hetuar. Dy raste të tjera kanë shkuar në gjykatë vitet e fundit për krimet naziste të kryera në Stutthof.

Vitin e kaluar një ish-roje kampi u shpall i papërshtatshëm për gjykim edhe pse gjykata tha se kishte një "shkallë të lartë probabiliteti" që ai të ishte fajtor për bashkëpunim. Në vitin 2020, një roje tjetër e kampit SS, Bruno Dey, u dënua me 2 vjet burg me kusht për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 5 mijë të burgosurve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje te Ura e Gjolës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Gjolëve, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën. Një i ri ka aksidentuar me automjetin e tij 55-vjeçarin Pëllumb Stafuka...

19:42

Shembet ballkoni, plagoset i riu në Kavajë

Një incident ka ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku është shembur ballkoni i një apartamenti në katin e tretë të një pallati. Sipas policisë, ka rënë nga ba...

19:34

Goditja me grusht, Berisha shfaqet pa syze

Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha del për herë të parë pa syze që nga sulmi i datës 6 dhjetor, kur edhe u qëllua me grusht në fytyrë nga Gert Shehu....

19:28

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI