Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Arrestohet prokurori special në Malin e Zi, i akuzuar për krijim organizate krìmìnale

Lapsi.al 9 December 2022
Arrestohet prokurori special në Malin e Zi, i akuzuar për krijim

Në Mal të Zi, prokurori Sasha Çagjenoviq është arrestuar të premten me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, ndërsa akuzohet “për krijimin e organizatës krìmìnale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Vukash Radonjiq zoti Çagjenoviq është arrestuar për shkak të “dyshimit se në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun me kohë për veprimet e saj të mëtutjeshme dhe gjendjen e procedurës dhe posaçërisht theksoj se autoritetet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, fytyrat publike dhe personat e tjerë janë të obliguar t’i përmbahen prezumimit të pafajësia dhe në rrjedhën e procedurës nuk duhet të cenojnë rregullat tjera të procedurës dhe të drejtat e personave kundër të cilëve po zhvillohet procedura”, ka thënë Radonjiq.

Prokurori Çagjenoviq është i njohur në opinion si përfaqësuesi i padisë në procesin gjyqësor të quajtur përpjekje për “grusht shteti”, e cila është zhvilluar nga viti 2017 deri në vitin 2019 në Gjykatën e Lartë të Podgoricës kundër një grupi prej trembëdhjetë të pandehurish, mes të cilëve ishin liderët e Frontit Demokratik pro-rus, si dhe dy shtetas, punonjës të sigurimit rusë.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë i dënoi të pandehurit në çështjen e përpjekjes për “grusht shteti” me gjithsej 70 vjet burg. Por Gjykata e Apelit e rrëzoj vendimin dhe gjykimi u kthye në fillim.

Rigjykimi për këtë rast disa herë është shtyrë. Kjo për shkak të kërkesës për shkarkimin e prokurorit Sasha Çagjenoviq. Ndërkohë që gjykimi i radhës është caktuar në janar të vitit që vjen./VOA

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI